Politika e kthimit

Klientët tanë janë prioriteti ynë. Nëse keni blerë vauçer të caktuar për shfrytëzim të shërbimit ose pranimit të produktit nga ofruesi i shërbimit ose shitësit të produktit të emëruar në vauçer dhe dëshironi ta tërhiqni blerjen ose të bëni kërkesë për refundim përmes këtij formulari mund ta bëni atë.


Ajo që duhet ta dini para parashtimit të kërkesës është si vijon:

Nëse dëshironi të parashtromi kërkesë për kthim të produktit që ju është sjellur para se të parashtroni këtë kërkesë sigurohuni që produkti nuk është përdorur , hapur apo dëmtuar. Në rast të parashtrimit të kërkesës për kthim të produktit që ju është sjellur ju pajtoheni ti mbuloni shpenzimet e dërgesës së produktit te lokacioni i shitësit ose vetë ta dorëzoni produktin në adresën e shitësit. Refundime të mjeteve për produkte që kthehen bëhen pas pranimit të produktit në lokacionin e caktuar.

Gjatë anulimit të blerjes për ndonjë vauçer të caktuar me vetëdëshirë ose kthim të ndonjë produkti të caktuar, pa patur faj shitësi ju informojmë se shpenzimet administrative për procesim të transakcionit të kthimit të mjeteve i mbuloni ju, 5 % e vlerës së paguar. Vetëm në rast se pajtoheni që mjetet të ju mbeten në dispozicion në profilin tuaj në Grouper nga i cili e keni kryer blerjen në formë të poenave të cilat mund ti shfrytëzoni për çfarëdo blerje tjetër, mjetet do ju kthehen në sasi të plotë. Nëse dëshironi që mjetet të kthehen në llogarinë tuaj, kthimi bëhet në të njejtën mënyrë si është bërë pagesa dhe mjetet të zvogëluara për 5% do ju lihen në dispozicion në afat prej 3 deri 7 ditë pune (varet nga banka) pas konfirmimit të refundimit për të cilën do të informoheni me email.