Kushtet e përdorimit

Me shënim të e-mail adresës tuaj, ju pajtoheni të fitoni njoftime ditore për ofertat e reja promotive. Mund të çregjistroheni në çdo kohë.

Mirëserdhët në ueb faqen Grouper (të përkufizuar më poshtë). Me shfrytëzim të tij ju pajtoheni me Kushtet e përdorimit (të përkufizuara më poshtë). Ju lusim lexoni me kujdes. Nëse keni pyetje, drejtohuni tek ne.

Këto Kushte të përdorimit për herë të fundit janë përtërirë më 14.08.2014.

PRANIM I KUSHTEVE TË PËRDORIMIT

ATLANTIS LLC e posedon dhe menaxhon faqen www.grouperkos.com (“Grouper”, “ne”, “e jona”) dhe aplikacionet e versionet e tija mobile. Me përdorimin e kësaj faqe dhe shërbimeve të saj, Ju (“Ju” ose “shfrytëzuesi final”) pajtoheni me Kushtet e përdorimit (të përkufizuara më poshtë). Gjithashtu pajtoheni edhe me Politikën tonë për mbrojtje të dhënave personale që ndodhet në linkun vijues dhe pajtoheni që periodikisht do t’i vizitoni Kushtet për përdorim, që të jeni në rrjedha për ndryshime eventuale. Politika për mbrojtje të dhënave personale, bashkë me këto Kushte të përdorimit, përgjithësisht emërtohen Kushte të përdorimit.

Nëse nuk pajtoheni me këto kushte të përdorimit, menjëherë ndaloni ta shfrytëzoni ueb faqen dhe mos i shfrytëzoni shërbimet e ofruara nga Grouper, mos merrni pjesë në asnjë program, mos blini kupone për produkte ose shërbime të ofruara përmes faqes.

 

Kushtet e përdorimit janë të organizuara në mënyrë vijuese:

  1. Për ueb-faqen
  2. Pronësia e ueb-faqes
  3. Përdorimi i faqes
  4. Qasja tek faqja
  5. Ndryshim i Kushteve të shfrytëzimit
  6. Profili juaj
  7. Pajisja për përdorim të faqes
  8. Kodeksi i sjelljes i shfrytëzuesit final
  9. Privatësia juaj
  10. Kushtet e blerjes
  11. Programe speciale
  12. Të drejta autoriale dhe marka tregtare
  13. Përmbajtja shfrytëzuese
  14. Ide të padëshiruara
  15. Politika e të drejtës autoriale
  16. Kushte të përgjithshme për garanci
  17. Kufizim i përgjegjësisë
  18. Komunikimi elektronik
  19. Përmbajtja e personave të tretë
  20. Kompensim i dëmit/lirimit
  21. Forca madhore
  22. Marrëveshje e plotë
  23. Ligj i zbatueshëm dhe gjykatë kompetente
1. Për ueb-faqen

Grouper mundëson shërbim elektronik bashkëveprues përmes ueb-faqes së domain-it grouperkos.com, me të cilin vepron kompania ATLANTIS L.L.C Përmes faqes “Atlantis LLC” kompani të caktuara (“Shitës”) shesin vauçerë për shërbime, produkte ose udhëtime. Shitësit janë shitës dhe botues të Grouper vauçerëve. Vetëm shitësi është përgjegjës para jush për cilësinë e shërbimeve dhe produkteve që i ofron dhe i shet. Gjitha ofertat dhe çmimet e faqes mund të ndryshohen në çdo kohë, pa paralajmërim paraprak.

2. Prona e ueb-faqes

Faqja, përmbajtja e plotë e saj dhe infrastruktura që shfrytëzohet për ta bërë faqen të disponueshme, janë pronë e jona, e shitësve dhe dhënësve tjerë të shërbimeve. Me shfrytëzimin e kësaj faqe dhe pajtueshmërinë me gjitha rregullat dhe kushtet e paraqitura në vazhdim të këtij teksti: a) Grouper u mundëson licencë të limituar, personale, të patransmetueshme, jo-ekskluzive për ta shfrytëzuar faqen në pajtueshmëri me këto Kushte të përdorimit dhe me gjitha politika dhe rregulla plotësuese të imponuara nga Grouper; dhe b) pajtoheni që nuk do ta riprodhoni, shpërndani, bartni dhe rishitni çfarëdo përmbajtje, softuer ose produkte e shërbime të mara përmes faqes, pa aprovim paraprak nga Grouper.

3. Përdorim i faqes

Si parakusht i faqes, ju pajtoheni se:

- Keni së paku 18 vjet

- Jeni në gjendje për të krijuar obligim juridik

- Nuk keni ndalesë ligjore për shfrytëzim të shërbimeve ose produkteve të caktuara

- Nuk do të orvateni të kryeni çfarëdo veprimi mbi faqen për nxjerrje të informacioneve nga ajo, si lëshim i robots, crawlers dhe vegla tjera për nxjerrje të informacioneve

- Përdorimi i juaj i faqes vazhdimisht do të jetë në pajtim me këto Kushte të përdorimit

- Do kryeni blerje legjitime të cilat janë në pajtim me kushtet e dhëna në çdo ofertë

- Do kryeni blerje vetëm për përdorim tuaj personal ose si dhuratë për miqtë

- Do shënoni informacione të sakta për ju në çdo vend të faqes ku lihen të dhëna

- Do t’i ndryshoni të dhënat personale sipas nevojës, që të vërtetoheni në saktësinë e tyre

- Do blini vetëm nga ofertat e Shitësve përmes faqes, me krijim të profilit të faqes dhe secila blerje do jetë lëndë e Kushteve për blerje, të arsyetuara më poshtë në këto Kushte për përdorim

- Ju jeni përgjegjës për fjalëkalimin tuaj dhe ruajtjen e besueshëm të tij.

4. Qasje tek faqja

Grouper e mban të drejtën e refuzimit të dhënies së shërbimit ose qasjes në faqen ose në profilin e cilitdo person, në çdo kohë për cilëndo arsye. Shfrytëzuesi final pranon që edhe pse interneti shpesh është vend i sigurt, ndonjëherë ka pengesa në shërbim ose ngjarje të cilat janë jashtë kontrollit të Grouper, dhe Grouper nuk është përgjegjës për të dhënat e humbura derisa ndodh bartja e informacionit përmes Internetit. Edhe pse qëllimi i Grouper është të jetë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, faqja ndonjëherë mund të jetë jashtë përdorimit për arsye të ndryshme, përfshirë edhe mirëmbajtjet rutinore. Ju kuptoni dhe pranoni se varësisht nga rrethanat, në kuadër dhe jashtë kontrollit të Grouper, qasje deri tek ueb faqja mund të ndërkrehet ose suspendohet kohë pas kohe.

Grouper ka të drejtë në çdo kohë ta ndryshon ose ndërprenë cilindo aspekt ose funksion të faqes, përfshirë, por jo edhe kufizueshëm, përmbajtjen, orët në dispozicion dhe pajisjen e nevojshme për qasje ose përdorim të faqes.

5. Ndryshim i Kushteve të përdorimit

Grouper e mban të drejtën në çdo kohë ta ndërprenë ose ndryshon cilindo aspekt nga Kushtet e shfrytëzimit dhe/ose nga Politika për mbrojtje të dhënave personale, ashtu siç konsideron se është e domosdoshme ose e dëshirueshme. Ndryshimet e tilla mund të përfshijnë, ndër tjera, plotësim të taksave ose tarifave të caktuara. Nëse Grouper bën çfarëdo ndryshime esenciale, ne do t’u njoftojmë me dërgim të e-mailit në adresën elektronike të regjistruar me profilin tuaj dhe/ose me publikim të njoftimit për ndryshim në ueb-faqe. Çfarëdo ndryshime të këtyre Kushteve të shfrytëzimit do hyjnë në fuqi pasi paraprakisht u njoftojmë me dërgesë të e-mailit deri tek ju ose paraprakisht publikojmë njoftim për ndryshimet në faqen tonë. Këto ndryshime nuk do vlejnë për vauçerë të blerë para hyrjes në fuqi të datës së ndryshimeve përkatëse. Nëse nuk pajtoheni me ndryshimet, mund ta shlyeni profilin tuaj pa kurrfarë kompensimi, dhe në të ardhmen mos t’i shfrytëzoni shërbimet e faqes pas ndryshimit të kushteve. Këto ndryshime do jenë të vlefshme për shfrytëzuesit e rinj në faqen tonë dhe për gjithë vauçerët të blerë nga ana e shfrytëzuesve të njëjtë. Andaj u rekomandojmë t’i rilexoni këto informacione të rëndësishme që i përmbajnë Kushtet e përdorimit dhe Politikën për mbrojtje të dhënave personale kohë pas kohe, me qëllim të jeni të informuar për ndryshimet eventuale. Çdo shfrytëzim i faqes nga ana e shfrytëzuesit final do të llogaritet pranim i ndryshimeve përkatëse.

6. Profili juaj

Mund të regjistroni dhe mbani vetëm një profil në ueb faqe për përdorim personal. Ju jeni përgjegjës për përtëritjen e të dhënave në profilin tuaj. Si pjesë e ndryshimeve në profilin tuaj, keni opsion: të ndryshoni, ruani ose shlyeni çfarëdo informacione personale nga profili ose të largoni opsionin e pranimit të e-mail porosive promotive. Ju e dini dhe pajtoheni se Grouper nuk ka asnjë përgjegjësi për cilindo incident që mund të buron ose është i ndërlidhur me profilin tuaj. Vetëm ju jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së profilit tuaj. Ne do të supozojmë se cilido person që e shfrytëzon faqen përmes profilit tuaj jeni ju. Pajtoheni që vetëm ju jeni përgjegjës për cilindo aktivitet që ndodh në ose me profilin tuaj. Profili juaj mund të hiqet bashkë me mjetet tuaja që gjenden në të, nëse të njëjtin nuk e mirëmbani me të dhëna aktuale.

7. Pajisje për përdorim të faqes

Shfrytëzuesi final është përgjegjës për furnizim dhe mirëmbajtje me pajisje telefonike, harduer kompjuterik dhe pajisje tjetër të nevojshme për qasje dhe shfrytëzim të kësaj faqeje, dhe gjitha shpenzimeve të ndërlidhura me atë. Grouper nuk është përgjegjës për çfarëdo dëmi të pajisjes së shfrytëzuesit final si rezultat i shfrytëzimit të kësaj faqeje.

8. Kodeks i sjelljes së shfrytëzuesit final

Gjitha bashkëveprimet në faqen duhet të jeni në pajtim me këto Kushte të përdorimit. Nëse vërejmë se sjellja juaj i pengon ose ndalon tjetrin në përdorimin e cilësdo pjesë të faqes, mund ta kufizojmë qasjen tuaj dhe shfrytëzimin e faqes.

Aktivitetet vijuese janë të ndaluara dhe shënojnë cenim dhe mosrespektim i Kushteve të përdorimit:

Vendosje e çfarëdo përmbajtjeje në faqe e cila:

- I cenon ligjet e zbatueshme (përfshirë, por jo kufizuar në: ligje për pronësi intelektuale, ligje që i dedikohen mbrojtjes së të dhënave personale dhe ligje që i dedikohen fyerjes);

- Përmban të dhëna personale, përveç nëse ne qartë nuk i kërkojmë informacionet e tilla;

- Përmban viruse ose softuer të dobët i cili mund të jetë i dëmshëm;

- Ofron ndërmarrje të dhënave të mbrojtura, të besueshme ose personale;

- Ka efekt të imponimit tek të tjerët;

- Përmban porosi nga persona të paautorizuar nga Grouper, të cilët kinse flasin në emër të Grouper ose japin informata të besueshme në lidhje me Grouper;

- Qëllimisht është e papërshtatshme, paraqet mashtrim, ose falsifikon të dhëna; ose

- Është e mbrojtur me të drejta autoriale, markë tregtare ose cilido lloj tjetër i pronësisë intelektuale pa pëlqim të qartë nga pronari i të drejtës autoriale, markës tregtare ose pronësisë tjetër intelektuale.

 

Përpjekja të veprohet diçka nga aktivitetet vijuese:

- Qasje deri tek të dhëna të cilat nuk janë të dedikuara për ju, si dhe kyçje në server ose profil të paautorizuar për qasje;

- Skanim ose ndjekje e faqes me qëllim të grumbullimit të dhënave, ne përpjekje të përcjelljes së shitjes, shfrytëzimit, informacioneve të agreguara për ofertat, informacioneve për çmimet ose të dhëna të ngjashme;

- Skanim ose testim i sigurisë ose konfiguracionit të faqes ose të thyhet siguria ose masat për autentifikim; ose

- Përzierje në përdorimin e faqes të cilitdo shfrytëzues në cilëndo mënyrë, përfshirë vendosjen e virusit në faqe, përpjekje për shkaktim të mbingarkimit me “spam”, ose nxitje e ndalesës së faqes.

 

Përdorim i cilitdo nga aktivitetet vijuese:

- Korniza (ang. frames), teknika të kornizave (framing techniques) ose teknologji e kornizave (framing technology), të paraqitet ose zbulohet çfarëdo përmbajtje nga faqja pa leje të shkruar nga ana jonë;

- Çfarëdo përmbajtje nga faqja, përfshirë Përmbajtje shfrytëzuese (të përkufizuar më poshtë), ose ndonjë “tekst të fshehur”, teknika dhe teknologji pa leje të shkruar nga ana jonë;

- Faqja ose cilado përmbajtje e saj të reklamohet ose shpërndahet, për qëllime komerciale, politike ose fetare, ose të garojnë, në mënyrë direkte ose indirekte, me Grouper; ose

- Faqja ose cilado nga resurset e saj për të përfituar shfrytëzues, tregtar ose palë tjera të treta të bëhen shfrytëzues ose partnerë të shërbimeve tjera onlajn dhe oflajn, në mënyrë direkte ose indirekte, konkurruese ose potencialisht konkurruese me Grouper, përfshirë, pa kufizim, grumbullim të ofertave momentale ose paraprakisht të ofruara.

 

Grumbullim i cilitdo nga aktivitetet vijuese:

- Përmbajtje nga faqja, përfshirë, por jo edhe kufizuar në ofertat promotive momentale ose paraprake në faqe dhe mandej shfaqje tek shfrytëzuesit e përmbajtjes së tillë në cilëndo mënyrë, me qëllim të ridrejtimit të shfrytëzuesve nga faqja drejt palës tjetër së tretë, pa lejen tonë të shkruar;

- Të dhëna personale (të përkufizuara në Politikën për mbrojtje të dhënave personale), Përmbajtje shfrytëzuese (e përkufizuar në pikën 13 më poshtë) ose përmbajtje nga cilido shfrytëzues ose Shitës.

 

Përfshirje në cilindo nga aktivitetet vijuese:

- Depërtim ose pengim i funksionimit të drejtë të cilësdo pjesë, faqe ose sferë të faqes, ose cilado funksioneve ose shërbimeve të siguruara nga ana e Grouper;

- Ndërmarrje e cilitdo aksion që krijon kërkesë të jashtëzakonshme për shërbime tona ose imponon, ose mund të imponon, mbingarkime të palogjikshme ose tepër të mëdha të serverëve tanë ose pjesëve tjera nga infrastruktura jonë;

- Rishitje e cilësdo blerje të kryer përmes faqes;

- Tejkalim ose përpjekje për tejkalim të kufirit të epërm të sasisë së aprovuar të vauçerëve kur kryhet blerje e ofertave, ose shfrytëzim në mënyrë tjetër i cilitdo Grouper profil për të blerë vauçer për rishitje ose për qëllime tjera spekulative, të rrejshme, mashtruese, të cilat janë qartë të ndaluara në këto Kushte të përdorimit dhe kushtet e ofertës konkrete të faqes;

- Qasje, përcjellje ose kopjim i cilësdo përmbajtje nga faqja, shfrytëzim i cilitdo “robot”, “merimangë” ose mjeteve tjera automatike ose cilitdo proces dore për cilindo qëllim, pa lejen tonë të shkruar;

- Agregim dhe paraqitje e ofertave aktuale ose të mëparshme, ose përmbajtjes ose informacioneve tjera nga faqja (pa marrë parasysh nëse shfrytëzoni linqe ose mjete tjera teknike ose shënime fizike të ndërlidhura me blerjet e kryera përmes faqes), me materiale nga faqe tjera pa lejen tonë të shkruar;

- Ndërlidhje e thellë me cilëndo pjesë nga faqja (përfshirë, pa kufizim, rrugën e blerjes për çdo vauçer) pa lejen tonë të shkruar;

- Ndërlidhje deri tek faqja nga cilado ueb-faqe tjetër pa pëlqimin tonë fillestar dhe rrjedhës; ose

- Veprim i kundërligjshëm ose qëllimkeq kundër interesave afariste ose imazhit të Grouper, shitësve tanë ose shërbimeve tona.

9. Privatësia juaj

Në mënyrë serioze e kuptojmë sigurinë e të dhënave tuaja personale. Ju inkurajojmë me kujdes ta shqyrtoni Politikën për mbrojtje të dhënave personale, që të informoheni për rregulla të rëndësishme nën të cilat ne mund të grumbullojmë, shfrytëzojmë dhe ndajmë të dhëna personale. Politika jonë për mbrojtje të privatësisë është e përmbajtur në këto Kushte të përdorimit, dhe tek e njëjta mund të qaseni këtu.

10. Kushte të blerjes

Me blerje ose fitim të cilësdo ofertë të faqes, të siguruar nga cilido Blerës, ju pajtoheni me këto Kushte të përdorimit, përfshirë edhe Kushtet e blerjes, të disponueshme këtu.

11. Programe speciale

Me pjesëmarrjen në cilindo program, marketing promocion, lojë ose aktivitet tjetër të organizuar nga Grouper, ju pajtoheni me këto Kushte të përdorimit.

12. Të drejta autoriale dhe marka tregtare

Faqja përmban material të mbrojtur, të drejta autoriale, markë tregtare dhe informacione tjera pronësore, përfshirë edhe tekstet, softuerin, fotografitë, videot, grafikat, muzikat dhe tingujt. Gjithçka që gjendet në këtë faqe (“Grouper”) është në pronësi ekskluzive të Atlantis L.L.C. “Grouper” ka të drejtë autoriale mbi përzgjedhjen, miratimin, koordinimin ose modifikimin e përmbajtjes, si dhe mbi përmbajtjen e cila posedohet në mënyrë origjinale. Grouper ka të drejtë autoriale mbi fotografitë që janë në pronësi të tij, siç janë fotografitë të cilat fotografohen për qëllimet e ofertave nga fotografisti i Grouper. ÇDO KOPJIM, SHPËRNDARJE, BARTJE, POSTIM, VENDOSJE E LINQEVE, MODIFIKIM, PJESËMARRJE NË SHITJE, OSE MODIFIKIM NË MËNYRË TJETËR I KËSAJ FAQEJE OSE NDONJËRËS NGA MIKROFAQET, OSE SHFRYTËZIM I PËRMBAJTJES NË CILËNDO MËNYRË, PJESËRISHT OSE TËRËSISHT PA LEJE ME SHKRIM NGA ATLANTIS L.L.C ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR. Çdo shkelje e kësaj politike mund të rezulton me kundërvajtje të drejtave autoriale, markës tregtare ose pronësisë tjetër intelektuale, dhe mund të rezulton me dënime civile dhe/ose penale për shfrytëzuesin final.

Shfrytëzuesi final nuk guxon të ngjet, vendos ose të vë në dispozicion në mënyrë tjetër çfarëdo materiale që është i mbrojtur me të drejta autoriale, markë tregtare ose të drejtë tjetër pronësore, pa leje paraprake nga pronari i të drejtave autoriale, markës tregtare ose të drejtës tjetër pronësore. Grouper nuk bart përgjegjësi për t’i dhënë shfrytëzuesit final indikacione që ai të mëson nëse material i caktuar është i mbrojtur me të drejta autoriale ose markë tregtare. Shfrytëzuesi final është përgjegjës vetëm për dëmin e paraqitur nga çdo kundërvajtje e të drejtave autoriale, markave tregtare, të drejtave pronësore ose cilitdo dëm tjetër që buron nga veprimi i tillë. Me vendosje të materialit në cilëndo hapësirë të kësaj faqeje, shfrytëzuesi final garanton se pronari i atij materialit në mënyrë eksplicite i ka dhënë të drejtë jo-ekskluzive dhe leje për përdorim, riprodhim, përshtatje, të drejtë për publikim, përkthim dhe shpërndarje të materialit të tillë në Grouper. Shfrytëzuesi final gjithashtu lejon qasje deri tek ai material nga cilido shfrytëzues final, riprodhim dhe ruajtje nga ana e atij shfrytëzuesit për përdorim personal. Shfrytëzuesi final këtu pajtohet që i jep të drejtë cilitdo shfrytëzues tjetër final ta kopjon, modifikon, publikon dhe shpërndan cilindo material të publikuar në këtë faqe nga ana e shfrytëzuesit final.

Grouper është markë e mbrojtur tregtare e ATLANTIS L.L.C Gjitha të drejtat në aspekt të kësaj marke janë të ruajtura. Nëse nuk është e shënuar ndryshe, gjitha markat tjera tregtare që paraqiten në Grouper janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.

13. Përmbajtje shfrytëzuese

Faqja u mundëson shfrytëzuesve të regjistruar dhe vizitorëve më tepër mundësi për shqyrtime ose parashtrim të mendimeve, këshillave, rejtingjeve, diskutimeve, komenteve, porosive, përgjigjeve dhe komunikimeve tjera, si dhe publikim të datotekave, fotografive, videove, audio incizimeve, veprave muzikore dhe përmbajtjeve tjera (kolektivisht, “përmbajtje”) përmes forumeve, tabelave shpallëse, grupeve për diskutim, hapësirave virtuale për biseda, anketave, bllogjeve ose objekteve tjera komunikuese të cilat mund në, përmes ose në lidhje me këtë faqe. Mund të kërkohet nga ju të posedoni Grouper profil që të mund të publikoni përmbajtje.

Nëse publikoni çfarëdo lloj përmbajtje, garantoni se: (a) Ju jeni krijuesi i përmbajtjeve; ose (b) nëse veproni në emër të krijuesit, që keni (i) pëlqim të shprehur nga krijuesi, të vendosni dhe ndryshoni përmbajtje, dhe (ii) gjitha të drejtat e domosdoshme për dhënie të licencave në këto Kushte për shfrytëzim. Më tej, garantoni (ose, nëse veprohet në emër të krijuesit të përmbajtjeve, e keni bindur krijuesin që deklaron dhe garanton) se shpërndarja e përmbajtjeve për qëllimet e zgjedhura nuk cenojnë të drejta autoriale, marka tregtare ose të drejta tjera të pronësisë intelektuale ose të drejta të palëve të treta, përfshirë edhe të drejtat e publicitetit ose privatësisë. Ju garantoni që nuk do veproni, dërgoni, bartni ose në mënyrë tjetër të vëni në dispozicion përmbajtje që janë të kundërligjshme, të dëmshme, kërcënuese, fyese, raciste, pornografike, të papërshtatshme, të dhunshme, të pavërteta, ofenduese, që cenojnë privatësinë e tjetrit ose janë të dëmshme për cilëndo palë tjetër; ose nëse përmbajtjet inkorporojnë çfarëdo materiale i cili fsheh viruse ose çfarëdo kodi tjetër kompjuterik, fajlle ose programe të dizajnuara për ndërprerje, shkatërrim ose kufizim të funksionalitetit të cilitdo softuer ose pajisjeje kompjuterike.

Grouper ka të drejtë unike dhe absolute, por jo edhe obligim, t’i shqyrton, ndryshon, publikon, të refuzon publikim, të shlyen, t’i ndjek përmbajtjet shfrytëzuese dhe t’i zbulon përmbajtjet dhe rrethanat e bartjes së tyre cilësdo palë të tretë, në cilëndo kohë, për cilëndo arsye, përfshirë edhe përcaktimin e harmonizimit me këto Kushte të përdorimit dhe gjitha rregullave operative të imponuara nga ana e Grouper, si dhe t’i plotëson gjitha ligjet e zbatueshme, rregulloret ose kërkesat e autorizuara qeveritare. Pa kufizim të lartpërmendurës, Grouper ka të drejtë t’i mënjanon gjitha përmbajtjet nga komunitetet ose cilado faqe tjetër e ATLANTIS, në diskrecionin e saj të vetëm dhe absolut. Grouper nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi për përmbajtjet ose informacionet tjera që paraqiten ose mënjanohen nga faqja ose në vend tjetër. Grouper nuk ka obligim t’i shfrytëzoni përmbajtjet shfrytëzuese dhe mundet aspak mos ta bën atë.

Në disa raste dhe periodikisht, mund të keni mundësi të ndryshoni ose largoni përmbajtje të dorëzuara ose dërguara përmes profilit tuaj. Grouper nuk ofron asnjë garanci që përmbajtja shfrytëzuese të cilën e keni ndryshuar ose larguar, do të ndryshohet ose mënjanohet nga faqja ose në vend tjetër, ose që përmbajtjet nuk do të paraqiten më tepër në internet, tek shfletuesit, mediumet sociale, ose në formë, medium ose teknologji tjetër.

 

Përmbajtje shfrytëzuese të natyrës publike

- Ju kuptoni dhe pajtoheni që përmbajtja shfrytëzuese është publike. Gjitha diskutimet për rejtingun, komentet, tabelat shpallëse, hapësirat virtuale për bisedë dhe/ose porosi dhe mjete të komunikimit janë publike, dhe jo porosi private, dhe rrjedhimisht, të tjerët mund t’i lexojnë komunikimet. Çdo person (pa marrë parasysh nëse është apo jo shfrytëzues i shërbimeve të Grouper) mund t’i lexon përmbajtjet tuaja pa dijen tuaj. Ju lusim të mos përfshini çfarëdo informacione personale në përmbajtjet tuaja, përveç nëse nuk dëshironi ato të paraqiten publikisht. Grouper nuk është përgjegjës për përdorimin ose zbulimin e çfarëdo informacioneve personale të cilat ju i publikoni si përmbajtje shfrytëzuese.

- Cilado përmbajtje e cilitdo lloj, e bërë nga ju ose cilado palë e tretë është e bërë nga ana e autorëve ose shpërndarësve përkatës, dhe jo nga ana e Grouper. Shfrytëzuesit tjerë mund të publikojnë përmbajtje që janë të pasakta, të pavërteta ose mashtruese. Grouper nuk e mbështet dhe nuk është përgjegjës për cilëndo përmbajtje shfrytëzuese, dhe nuk do jetë përgjegjës për cilindo dëm ose humbje të shkaktuar nga mbështetja juaj në atë përmbajtje. Përmbajtja shfrytëzuese e reflekton mendimin e parashtruesit të njëjtës, dhe jo mendimin e Grouper. Grouper nuk i kontrollon ose aprovon përmbajtjet e publikuara, dhe veçanërisht distancohet nga çdo përgjegjësi në lidhje me kontributin tuaj ndaj shfrytëzimit ose mbështetjes në cilëndo përmbajtje shfrytëzuese, dhe veprimet që burojnë nga pjesëmarrja në cilëndo pjesë të ueb-faqes, përfshi edhe gjitha përmbajtjet e papërshtatshme dhe të pahijshme shfrytëzuese.

 

Aprovim / licencim

- Disa përmbajtje shfrytëzuese që i lëni në Grouper mund të shfaqen ose mund t’u ofrohet opsioni të shfaqen bashkë me informacionet tuaja personale, ose pjesë nga informacionet tuaja personale, përfshirë, por jo duke i përkufizuar në emrin tuaj, inicialet, emrin shfrytëzues, emrin shfrytëzues të rrjetit social, fotografi, pëlqime, preferenca, zë dhe lokacion. Ju i jepni Grouper-it të drejtën falas, të pakthyeshme, të parevokueshme, jo-ekskluzive, portative, të vlefshme në tërë botën, për shfrytëzim, paraqitje, shpërndarje, ofrim për shitje dhe shitje të informacioneve personale të ndërlidhura me përmbajtjet tuaja, pa marrë parasysh nëse përmbajtjet paraqiten individualisht ose bashkërisht me punë tjera, si dhe në cilëndo formë, medium ose teknologji, tani të njohur ose të zhvilluar në periudhën vijuese, pa kompensim për ju. Mirëpo, Grouper nuk ka obligim t’i shfrytëzon informacionet tuaja personale në lidhje me cilëndo përmbajtje shfrytëzuese.

- Sa i përket lidhjes mes jush dhe Grouper, Ju e mbani të drejtën pronësore mbi përmbajtjen e vendosur. Në çdo rast, me vendosje të përmbajtjes shfrytëzuese në faqen, ju i jepni Grouper-it të drejtën falas, të pakthyeshme, të parevokueshme, jo-ekskluzive, portative, të vlefshme në tërë botën, për shfrytëzim, paraqitje, shpërndarje, ofrim për shitje dhe shitje të informacioneve personale të ndërlidhura me përmbajtjet tuaja, pa marrë parasysh nëse përmbajtjet paraqiten individualisht ose bashkërisht me punë tjera, si dhe në cilëndo formë, medium ose teknologji, tani të njohur ose të zhvilluar në periudhën vijuese, pa kompensim për ju. Ju i jepni Grouper-it të drejtën morale dhe gjitha të drejtat tjera të cilat mund t’i posedoni në pajtim me ligjet, e të cilat burojnë nga autorësia e përmbajtjes ose integritetit të materialeve në lidhje me përmbajtjen e vendosur shfrytëzuese nga ana juaj. Licenca e Grouper për përdorim të përmbajtjes shfrytëzuese ose të dhënave personale të parashtruara me të, përfshin, por nuk është e kufizuar në shfrytëzimin e së njëjtës për reklamim, marketing, promocione, hulumtim të tregut, mundësim të fidbekut tek shitësit, kontrollim të cilësisë dhe për qëllime tjera ligjore.

- Siç u theksua më herët, lënia e përmbajtjes shfrytëzuese është e lejuar vetëm për persona mbi 18 vjet. Faqja është e dedikuar dhe e dizajnuar për persona madhor. Me lënie të përmbajtjes në Grouper, ju vërtetoni që jeni madhor. Ne menjëherë do ta largojmë përmbajtjen shfrytëzuese nga persona më të vegjël se 18 vjet, menjëherë pasi ta kuptojmë të njëjtën.

14. Ide të padëshiruara

Ne nuk i pranojmë ose nuk i marrim në konsideratë idetë e padëshirueshme të bartura drejtpërdrejtë ose përmes cilitdo të punësuar në Grouper, përfshirë, pa kufizim, ide ose propozime që i dedikohen produkteve të reja ose përmirësimit të ekzistueseve, emrave ose teknologjive, reklamave dhe marketing kampanjave, planeve ose promocioneve tjera. Mos na dërgoni ne, ose cilitdo të punësuar tonë, ide, propozime, materiale, fotografi të padëshirueshme, ose gjëra tjera në cilëndo formë (“Materiale të padëshirueshme”). Nëse na dërgoni materiale të padëshirueshme, kuptoni dhe pajtoheni që do të zbatohen kushtet vijuese, pa marrë parasysh letrën motivuese ose materialet tjera të dërguara:

- Grouper nuk ka obligim t’i shqyrton materialet e padëshirueshme, e as t’i ruaj si të besueshme; dhe

- Grouper i posedon, dhe mund t’i shfrytëzon dhe shpërndan materialet e dërguara të padëshirueshme për çfarëdo qoftë qëllimi, pa informim paraprak të dërguesit dhe pa diturinë e tij.

15. Politika e të drejtës autoriale

Grouper e mban të drejtën e prishjes së kontratës me cilindo shfrytëzues final, i cili vazhdimisht i thyen të drejtat autoriale të personave të tretë, në bazë të njoftimit paraprak në kohë deri tek Grouper nga ana e pronarit të drejtave autoriale ose agjentëve juridik të drejtave autoriale të pronarit. Pa kufizim të lartpërmendurës, nëse konsideroni që material i mbrojtur ka qenë i kopjuar ose i publikuar në këtë faqe në mënyrë që i cenon të drejtat e pronësisë, do duhej ta informoni Grouper-in, me dërgim të informacioneve vijuese: 1) firmë elektronike ose fizike të personit të autorizuar për veprim në emër të pronarit të drejtave autoriale; b) identifikim dhe lokacion i ueb-faqes që e përmban përmbajtjen e mbrojtur, për të cilën pohoni që është keqpërdorur; c) deklaratë me shkrim nga ju që keni vullnet të mirë dhe mirëbesim se shfrytëzimi i materialit nuk është aprovuar nga ana e pronarit, agjentit të tij, ose ligjit; ç) emri juaj dhe informacione për kontakt, si numër telefoni ose e-mail adresë; dhe d) deklaratë nga ju se informacionet e lartpërmendura të dhëna në komentin tuaj janë të sakta, dhe pohim që jeni pronari i të drejtave autoriale ose të autorizuar të veproni në emër të pronarit të drejtave autoriale.

16. Kushte të përgjithshme për garanci

Shfrytëzuesi final në mënyrë eksplicite pajtohet që shfrytëzimi i kësaj faqeje është nën përgjegjësi të tij. Grouper, filialet e tij, të punësuarit, agjentët, shitësit, ofruesit e shërbimeve, bashkëpunëtorët, provajderët e përmbajtjes ose dhënësit e licencës ose ndonjë nga të punësuarit e tyre, drejtorë ose agjentë, nuk garantojnë që shfrytëzimi i faqes do jetë i pandërprerë, pa gabime, pa viruse; e as nuk garantojnë për a) rezultatet që mund të fitohen nga përdorimi i kësaj faqeje, ose cilësdo mikrofaqeje, ose për b) saktësinë, besueshmërinë ose tërësinë e (1) përmbajtjes së faqes, përfshirë, pa kufizim të ofertave nga shitësit, shërbimet dhe produktet e ofruara; (2) përshkrimit të ofertave nga shitësit, produkteve ose programeve tjera; ose (3) përmbajtje shfrytëzuese të dhënë përmes faqes.

Kjo faqe dhe tërë përmbajtja e saj, informacione shfrytëzuese, informacione për ofertat dhe shitësit, janë vënë në dispozicion të bazës “siç janë” dhe “kur janë të disponueshme”. Deri në shkallën e lejuar nga ligji i zbatueshëm, Grouper mënjanohet nga çfarëdo përgjegjësie dhe kushte, të shprehura ose të udhëzuara, përfshirë, por jo edhe të kufizuara në ato që janë lëndë e kundërvajtjeve, tregtisë ose të aftësuara për përdorim përkatës.

17. Kufizim i përgjegjësisë

Në asnjë rast, Grouper, bashkëpunëtorët dhe të punësuarit e tij, drejtorët, agjentët ose shitësit, ofruesit e shërbimeve dhe provajderë të përmbajtjes nuk janë përgjegjës për dëmet e ndërmjetësuara, të rastësishme, speciale, të njëpasnjëshme ose ndëshkuese që burojnë nga, ose janë të ndërlidhura me (a) shfrytëzimin tuaj të faqes, përmbajtjen, përmbajtjen shfrytëzuese dhe informacionet tjera të përmbajtura në faqen, (b) pamundësinë tuaj ta shfrytëzoni faqen, (c) ndryshim ose largim i përmbajtjes së vendosur në faqe, (ç) ofertat nga shitësit, produktet, shërbimet ose programet tjera e ofruara përmes faqes, ose (d) këto kushte të përdorimit. Në cilindo rast, përgjegjësia e Grouper në lidhje me Grouper vauçerin nuk mund t’i tejkalon mjetet e paguara për atë vauçer. Përgjegjësia e agreguar totale që buron nga ose është e ndërlidhur me këto kushte të përdorimit, nuk mund ta kalon (1) shumën e paguar nga shfrytëzuesi final në periudhë prej 6 muajsh nga dita e parashtrimit të deklaratës, ose (2) 150 euro me vlefshmërinë e shumës që është më e vogël nga dy të paraqiturat. Pajtoheni që secila arsye për veprim që buron nga ose është e ndërlidhur me faqen, duhet t’i dedikohet periudhës 1-vjeçare nga disa e parashtrimit të deklaratës. Në të kundërtën, arsyeja bëhet e pabazë si rezultat i kalimit të periudhës kohore prej 1 viti.

18. Komunikimi elektronik

Kur e shfrytëzoni faqen ose dërgoni porosi elektronike (e-mail) deri tek Grouper, Ju komunikoni me ne përmes rrugës elektronike dhe pajtoheni të pranoni porosi elektronike nga në lidhur me përdorimin tuaj të faqes. Ne do të komunikojmë me ju përmes e-mailit ose përmes vendosjes së njoftimeve (notifications) ose komenteve në faqe. Ju pajtoheni që gjitha marrëveshjet, vërejtjet ose komunikim tjetër të transmetuar përmes rrugës elektronike i plotëson ligjet dhe kërkesat juridike si të është e transmetuar në formë të shkruar dhe mund të shërbej si dëshmi e besueshme. Njoftimet nga ana jonë do të llogariten si të dorëzuara në ditën e porosisë së dërguar elektronike nga ana jonë, në e-mail adresën tuaj të lënë në profilin tuaj, ose të dhënë nëpër formë tjetër të komunikimit me ne.

19. Përmbajtja e personave të tretë

Grouper, ngjashëm sikur çdo Internet servis provajder, është distributor (dhe jo prodhues) i përmbajtjeve, të siguruara nga ana e personave të tretë dhe shfrytëzues final. Përkatësisht, Grouper nuk ka kontroll redaktues mbi përmbajtjet e tilla sikur çdo bibliotekë ose librari publike. Çdo mendim, këshillë, raport, shërbim, ofertë, ose informacione tjera ose përmbajtje e shprehur ose e vënë në dispozicion nga ana e personave të tretë, përfshirë edhe informacionet e shërbimeve, ose cilido informacion tjetër nga shfrytëzuesit final janë të autorit ose distributorit përkatës, e jo të Grouper.

Në shumë raste, përmbajtja e disponueshme përmes kësaj faqeje paraqet mendime dhe paragjykime të personave të caktuar që i kanë dhënë informacionet, ose të shfrytëzuesve tjerë nën marrëveshje me Grouper. Grouper nuk përkrah e as nuk është përgjegjës për drejtshmërinë dhe besueshmërinë e cilitdo mendim, këshillë ose deklaratë të faqes nga cilido qoftë, përveç nga i punësuar i autorizuar nga Grouper. Nën asnjë rrethanë, Grouper nuk do jetë përgjegjës për çfarëdo humbje ose dëmtim të shfrytëzuesit final, të shkaktuar nga mbështetja e tij mbi informacionet e fituara përmes Grouper. Është përgjegjësi e shfrytëzuesit final ta vlerësoj saktësinë, tërësinë ose dobinë e cilitdo informacion, mendim, këshillë ose përmbajtje tjetër të disponueshme përmes Grouper.

Grouper përmban linqe deri tek ueb-faqet e personave të tretë, që mirëmbahen nga furnizues tjerë të përmbajtjes. Këto linqe janë vënë në dispozicion vetëm si volitshmëri për ju, e jo si mbështetje e jonë për përmbajtjen e këtyre personave të tretë, dhe Grouper në mënyrë koncize e refuzon përgjegjësinë në aspekt të përmbajtjes dhe saktësisë së materialeve të ueb-faqeve të tilla nga persona të tretë. Nëse shfrytëzuesi final vendos të qaset tek ndonjë ueb-faqe përmes linkut, atë e bën në rrezik personal. Përveç nëse Grouper në mënyrë eksplicite ju ka lejuar ta veproni atë, nuk guxoni të vendosni linqe të jashtme në Grouper që ndërlidhen me faqe tjera. Grouper e mban të drejtën ta revokoj pëlqimin e tij për cilindo link në çdo kohë, pa u njoftuar paraprakisht.

20. Kompensim i dëmit / lirim

Pajtoheni ta mbroni Grouper-in dhe të punësuarit e tij, drejtorët, agjentët nga gjitha akuzat dhe shpenzimet, përfshirë edhe shpenzimet avokate të cilat burojnë nga ose janë të ndërlidhura me: (a) cilindo vauçer nga shitës që e keni blerë nga faqja, (b) cilëndo përmbajtje të vendosur nga ju, të ndërlidhur me faqen ose cilindo shfrytëzim të faqes që i cenon këto kushte të përdorimit, (c) mashtrim të cilin e keni kryer ju, ose (ç) thyerje të cilitdo ligj të KOSOVËS ose ligjeve ose të drejtave të huaja të personave të tretë.

Vetëm ju jeni përgjegjës për bashkëveprimin me shitësit ose shfrytëzuesit tjerë të faqes. Deri në shkallë deri ku ligji i zbatueshëm lejon, ju këtu pajtoheni që e lironi Grouper-in nga çdo akuzë e ndërlidhur ose që buron nga vauçerët e blerë nga Shitës të shërbimeve ose produkteve, cilido aktivitetet i Shitësit, përfshirë, por jo edhe kufizuar në cilindo dëm që mund t’u shkaktohet nga ana e Shitësit.

Shfrytëzuesi final pajtohet që do ta dëmshpërblen dhe nuk do ta konsideron përgjegjëse kompaninë ATLANTIS L.L.C, përgjegjësitë e saj, të punësuarit dhe agjentët për të gjitha kërkesat për dëmshpërblim dhe shpenzime, përfshirë edhe shpenzimet për përfaqësim juridik të cilat mund të burojnë nga shfrytëzimi i kësaj ueb-faqeje nga ana e shfrytëzuesit final.

21. Forcë madhore

Grouper nuk do të llogaritet përgjegjës për funksionimin e faqes me këto Kushte të përdorimit, deri në shkallë në të cilën e njëjta është shkaktuar ose anuluar, pjesërisht ose tërësisht si pasojë e ngjarjes ose sërë ngjarjesh të shkaktuara nga: (a) fatkeqësi kohore ose veprime tjera të natyrës ose forcës madhore, (b) luftëra, terrorizëm, rrëmuja qytetare ose revolucione, (c) embargo ose karantin, (ç) greva, (d) gabim ose ndërprerje e harduerit kompjuterik, rrjetit ose softuerit, ose (e) tjetër.