Politika për mbrojtjen e të dhënave personale

Përtëritja e fundit: 14.08.2014

 

Politika për mbrojtje të dhënave personale i përmban praktikat për privaci të Grouper ueb-faqes, dhe shpjegon mënyrën si ATLANTIS LLC (“Grouper”, “ne”, dhe “tonët”) i shfrytëzon të dhënat tuaja, dhe i dedikohet ueb faqes sonë www.grouperkos.com, aplikacionit mobil Grouper për Android dhe iOS, versionit mobil të ueb faqes, shërbimeve elektronike, rrjeteve tona sociale dhe porosive të dërguara elektronike nga ana jonë. Me Politikën për mbrojtje të dhënave personale rregullohet e drejta e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave personale që janë cak i përpunimit. Ju lusim lexojeni Politikën për mbrojtje të dhënave personale dhe kohë pas kohe kontrolloni të njëjtën për të dhënat më të reja nga praktika jonë për privatësi.

 

Me qasje ose me shfrytëzim të ueb faqes sonë pajtoheni me gjitha kushtet e përkufizuara në këtë Politikë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Kushteve për shfrytëzim të ueb faqes sonë. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, braktisni këtë faqe dhe mos e përdorni ueb-in tonë.

 

NDRYSHIME NË POLITIKËN PËR MBROJTJE TË DHËNAVE PERSONALE

 

Kohë pas kohe do ta ndryshojmë dhe plotësojmë Politikën për mbrojtje të dhënave personale për t’i përmbajtur praktikat tona të reja, si për shembull kur shtojmë shërbim të ri, funksionalitet ose opsion në ueb faqe. Mund të shihni kur kjo Politikë për mbrojtje të dhënave personale ka qenë e ndryshuar për herë të fundit sipas datës së paraqitur më lartë në “Përtëritja e fundit”.

Grumbullimi i të dhënave personale në këtë ueb faqe është në pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtje të dhënave personale.

 

Politika për mbrojtje të dhënave personale është e organizuar në mënyrën vijuese:

  1. Lloje të dhënave të cilat ne i grumbullojmë
  2. Zgjedhje e shfrytëzuesit për ruajtje dhe përdorim të dhënave
  3. Në ç’mënyrë Grouper i shfrytëzon të dhënat
  4. Kur dhe si Grouper zbulon të dhëna
  5. Në ç’mënyrë Grouper i grumbullon të dhënat
  6. Siguria e të dhënave
  7. Qasje dhe ndryshim i të dhënave tuaja
  8. Rrjete sociale
  9. Privaci e palëve të treta
  10. Politika për mbrojtje të dhënave personale për fëmijë
  11. Terminologjia
  12. Kontakt në lidhje me Politikën për mbrojtje të dhënave personale
  1. Lloje të të dhënave të cilat ne i grumbullojmë

Ne grumbullojmë dy lloje të të dhënave në ueb faqen tonë nga shfrytëzuesit tanë: Të dhëna personale dhe Të dhëna jo-personale, kur keni bashkëveprim me ne ose faqen tonë, për shembull kur:

- qaseni ose e shfrytëzoni ueb-faqen tonë

- regjistroheni, anëtarësoheni ose krijoni profil në Grouper

- i hapni ose u përgjigjeni e-mail porosive tona

- jepni të dhëna për t’u kyçur ose për të marrë pjesë në programe të organizuara nga ose në llogari të bashkëpunëtorëve tanë afarist

- lëni komente në ueb faqe.

TË DHËNA PERSONALE. Të dhëna personale janë të dhëna të cilat identifikojnë shfrytëzues përkatës final. Kur do të kyçeni në aktivitete përkatëse në ueb-faqen, si për shembull krijim i profilit, porosi e produktit ose shërbimit nga ne ose nga bashkëpunëtorët tanë afarist, plotësim i përmbajtjes dhe/ose publikim i përmbajtjes në forume për diskutime, paraqitje në garë ose lojë të sponsorizuar nga ne ose bashkëpunëtorët tanë afarist, plotësim i anketës, publikim i mendimit, dërgim i të dhënave kthyese tek ne ose tek bashkëpunëtorët tanë afarist, kërkim i të dhënave për shërbimet tona, parashtrim i marrëveshjes për bashkëpunim, publikim i videos ose regjistrim për oferta speciale nga persona të tretë përmes ueb faqes (“Aktivitete për identifikim”), mund të kërkojmë të siguroni të dhëna përkatëse për Ju. Nuk është e obligueshme të kyçeni në ndonjë aktivitet i cili kërkon identifikim. Nëse zgjidhni të kyçeni në ndonjë aktivitet që kërkon identifikim, mund të kërkojmë nga Ju të siguroni të dhëna të caktuara personale, si për shembull: emër dhe mbiemër, adresa postare (përfshi edhe kodin postar), e-mail adresa, numri i telefonit dhe data e lindjes. Kur do të porositni produkt ose shërbim, të dhënat e futura për pagesë janë të dhëna të cilat ne nuk i ruajmë, dhe procedohen përmes konekcionit të sigurisë https përmes proces sistemit pagesor të Raiffeisen Bank. Varësisht nga aktiviteti, disa nga të dhënat janë të obligueshme, ndërsa disa janë të identifikuara si vullnetare. Nëse nuk sigurohen të dhënat e obligueshme për aktivitet përkatës që e kërkon atë, nuk do t’ju lejohet të kyçeni në të njëjtin.

 

Tregoji mikut/Blej për mikun. Nëse vendosni ta shfrytëzoni shërbimin tonë për rekomandim ose të blini ujdi për ndonjë shok, ne do t’ua kërkojmë emrin e shokut tuaj dhe e-mail adresën e tij. Automatikisht do t’i dërgojmë e-mail të njëhershëm mikut tuaj me dhuratën e blerë për të, ose ftesë për ta vizituar ueb faqen tonë. Grouper i ruan këto të dhëna me qëllim të vetëm – dërgim i këtij e-maili të njëhershëm, dhuratës së blerë dhe për shkak të ndjekjes së suksesit të programit tonë për rekomandime. Shoku juaj mund të na kontakton neve me dërgim të e-mailit në [email protected] dhe të kërkon që të dhënat të largohen nga data-baza jonë.

 

Ne i shfrytëzojmë të dhënat personale për t’ju siguruar produkte dhe shërbime, për shkak të administrimit të lojërave dhe garave, për ta përmirësuar punën e ueb-faqes, për t’i përmirësuar përpjekjet tona të marketingut dhe promovimit, për ta analizuar efikasitetin e ueb-faqes, për t’i përmirësuar ofertat tona për produkte dhe shërbime, dhe ta përshtatim përvojën tuaj me persona të tretë, siç është parashikuar në këtë Politikë për mbrojtje të dhënave personale. Për shembull, nëse dërgoni porosi elektronike deri tek mbështetja jonë shfrytëzuese, ne mund t’i shfrytëzojmë komentet dhe të dhënat kthyese tuaja për t’i treguar të tjerëve për shërbimet tona, ose ta vendosim komentin tuaj në materialet tona të marketingut, ose në faqen tonë të internetit. Komentet tuaja mund të përmbajnë të dhëna personale, si për shembull emri juaj, ne do të kërkojmë pëlqim nga Ju për ta publikuar emrin Tuaj bashkë me komentin Tuaj, para publikimit të komentit Tuaj para opinionit. Përveç kësaj, nëse e shfrytëzoni ueb-faqen tonë për të dërguar informacion ose produkt tek person tjetër, mund t’i ruajmë të dhënat tuaja personale. Ne gjithashtu mund t’i shfrytëzojmë të dhënat personale me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe kontesteve, realizimit të detyrave administrative, kontaktit me Ju, zbatimit të marrëveshjeve tona me Ju, përfshirë edhe Kushtet tona dhe këtë Politikë për mbrojtje të dhënave personale, në pajtim me ligjin e zbatueshëm.

 

TË DHËNA JO-PERSONALE. Të dhëna jo-personale janë të dhënat të cilat nuk e identifikojnë shfrytëzuesin final. Ky lloj i të dhënave mund të përfshin punë si Lokatori Universal i Resurseve (“URL”) në ueb faqen të cilën e keni vizituar para se të vini në ueb faqen tonë, URL e ueb faqes të cilën e keni vizituar pas braktisjes së ueb faqes sonë, llojin e shfletuesit që e shfrytëzoni dhe Internet protokollin (“IP”) tuaj. Ne dhe/ose palët tona të treta të autorizuara Dhënës të shërbimeve dhe persona që reklamohen, munden automatikisht t’i grumbullojmë këto të dhëna kur do ta vizitoni ueb faqen tonë përmes përdorimit të veglave elektronike sikur “Cookies” dhe Web beacons ose Piksel tagg, siç është përshkruar në pikat 4. dhe 8. të kësaj Politike për mbrojtje të dhënave personale.

 

  1. Zgjedhje e shfrytëzuesit për ruajtje dhe përdorim të të dhënave

 

Edhe pse të dhënat shfrytëzohen me qëllim të mirë, çdoherë mund të zgjidhni të mos jepni të dhëna ose të kufizoni cilat të dhëna i jepni.

Mund t’i rregulloni e-mail preferencat tuaja, me kyçje në profilin tuaj përmes ueb faqes së Grouper, me hyrje në seksionin “Grouperi im” dhe mandej “E-mail njoftime” ose përmes aplikacionit mobil Grouper me klikim në ikonën G në menynë kryesore dhe mandej “E-mail njoftime”. Këtu mund të braktisni anëtarësimin ose të zgjidhni kategoritë e interesuara për të cilat dëshironi të merrni porosi promotive me njoftime për ofertat e reja. Gjithashtu mund t’i përshtatni e-mail preferencat me ndjekje të instruksioneve në e-mail porositë e dërguara. Mund t’i ndryshoni preferencat në çdo kohë. Ju lutemi keni parasysh që edhe nëse e deaktivizoni opsionin për marrje të porosive promotive, ne do t’ju dërgojmë porosi administrative me informacione për blerje të kryer ose vërtetim për aktivitet përkatës të ndërmarrë përmes profilit tuaj. Nëse nuk dëshironi të fitoni porosi promotive nga ne, në çdo kohë mund të zgjidhni të mos i pranoni të njëjtat përmes shtypjes së butonit “deaktivizo” në fund të secilës porosi të dërguar nga ana jonë, dhe mandej ndiqni udhëzimet për kompletim të deaktivizimit.

 

Mund të zgjidhni si shfletuesi juaj ruan biskota (ang. Cookies) me rregullim në vetë shfletuesin. Shfletuesit janë të ndryshëm, andaj ndiqni udhëzimet e shfletuesit të cilin e shfrytëzoni. Të njëjtën mund ta rregulloni edhe nga pajisja juaj e mençur, nëse e shfrytëzoni aplikacionin me rregullim varësisht nga pajisja mobile.

 

Gjithashtu mund të zgjidhni cilat të dhëna i ndani me ne kur ndërlidheni me ne përmes rrjeteve ose aplikacioneve sociale. Ju lutemi shikojeni Politikën për privaci dhe rregullimet e rrjeteve dhe aplikacioneve sociale, që të mësoni si t’i përshtatni lejet dhe ta ndryshoni bashkëveprimin mes Grouper dhe profilit tuaj në rrjetin ose aplikacionin social.



  1. Në ç’mënyrë Grouper i shfrytëzon të dhënat

 

Ne (ose bashkëpunëtorët tanë afarist në emrin tonë) i shfrytëzojmë të dhënat e grumbulluara, që janë arsyetuar në këtë Politikë për mbrojtje të dhënave personale, me qëllim:

- ta përmirësojmë punën e faqes, t’u ofrojmë produkte dhe shërbime të personalizuara nga bashkëpunëtorët tanë afarist;

- ta lehtësojmë procesin e porosisë në faqe dhe procesin e blerjes, t’u përgjigjemi kërkesave dhe pyetjeve tuaja;

- të komunikojmë dhe t’u informojmë për punët plotësuese rreth Grouper dhe bashkëpunëtorëve tanë afarist;

- t’u dërgojmë përkujtues, njoftime, përditësime, porosi administrative, porosi promotive dhe informacione të kërkuara, përfshirë edhe në emër të bashkëpunëtorëve tanë afarist;

- të administrojmë anketa, lojëra shpërblyese, gara ose aktivitete tjera promotive, ose ngjarje të organizuara nga ne ose bashkëpunëtorët tanë afarist;

- t’i udhëheqim aktivitetet e përditshme afariste si administrim i faqes, menaxhimi forumit, analiza, mbrojtje nga keqpërdorimet ose ndjekje të ligjeve;

- t’u mundësojmë të aplikoni për vend pune.



  1. Kur dhe në ç’mënyrë Grouper zbulon të dhëna

 

Ne nuk do t’i ndajmë, shesim ose huazojmë të dhënat tuaja personale personave tjerë, përveç në disa nga rastet e parashikuara më poshtë:

Ne mund ti ndajmë të dhënat tuaja me shitës të Grouper-it. Bashkëpunëtorët afarist shërbimet dhe produktet e të cilëve promovohen, mund të kërkojnë të dhëna për Grouper shfrytëzues që e kanë blerë ofertën, me qëllim t’u ndihmojnë gjatë zëvendësimit të kuponëve në produktin/shërbimin. Në këto raste, ne ndajmë disa nga të dhënat tuaja personale me Grouper shitësit. Ndarja e këtyre të dhënave mund ti lejojnë Grouper shitësit të dërgon reklamë drejtpërdrejtë tek ju, nëse vendos ta bën atë. Mirëpo, ne do të ndajmë të dhëna personalisht identifikuese me Grouper shitësin vetëm nëse kyçeni në ndonjë aktivitet i cili kërkon identifikim, dhe vetëm me Grouper shitësin e përfshirë në aktivitetin për të cilin është kërkuar identifikimi. Ne nuk ndërmarrim asnjë përgjegjësi për veprimet e Grouper shitësve. Ne i informojmë se u është lejuar të komunikojnë me ju për qëllimet e promocioneve të caktuara të kontraktuara me Grouper. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për aktivitetet e Grouper shitësit, dhe aktivitetet e tij nuk janë nën kontrollin tonë.

 

Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja me persona të tretë të autorizuar – Dhënës të shërbimeve. Këto “persona të tretë – dhënës të shërbimeve” kryejnë funksione në emër tonë, si dërgim dhe shpërndarje e porosive tona administrative dhe promotive. Ne mund ti ndajmë të dhënat tuaja personale me provajderë të tillë për plotësim të porosive, dorëzim të pakove, dërgesë e mailit postar ose elektronik, administrim i garave ose lojërave, largim i të dhënave përsëritëse për klientin, analizim i të dhënave, ofrim i ndihmës në marketing, sigurim i rezultateve nga shfletimet dhe linqet, punën e ueb-faqes, zgjidhje e problemeve ose sigurim i shërbimit për shfrytëzues. Ne gjithashtu mund të grumbullojmë të dhëna personale nga individ dhe ndërmarrje me të cilët kemi raporte afariste dhe mund t’i ndajmë të hënat tuaja me Dhënës të shërbimeve, me qëllim të realizimit të detyrave tona administrative. Për shembull, kur porosisni ndonjë shërbim, të dhënat nga kartela juaj pagesore procedohen përmes procesing sistemit pagesor të Raiffeisen Bank, me qëllim të vërtetimit të pagesës dhe nëse kjo kryhet me sukses atëherë mund të dërgojmë të dhëna për adresën tuaj tek realizuesi i shërbimit. Gjithashtu mund të japim të dhëna për Grouper shitësin tek banka jonë, me qëllim të kryerjes së pagesës. Ne i inkurajojmë Grouper shitësit dhe personat e tretë Dhënës të shërbimeve t’i miratojnë dhe publikojnë Politikat e tyre për mbrojtje të dhënave personale. Prapë, përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e atyre personale është rregulluar nga ato palë në Politikat për mbrojtje të dhënave personale dhe nuk është lëndë e kontrollimit tonë.

 

Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja gjatë transferimit të biznesit. Sikur çdo biznes, ne mund të bashkohemi ose të blihemi nga kompani tjetër. Nëse kjo ndodhë, kompania pasardhëse do t’i përfiton të dhënat që i ruajmë, përfshi edhe të dhënat personale. Mirëpo, të dhënat personale do ngelin lëndë e kësaj Politike për mbrojtje të dhënave personale.

 

Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja për mbrojtjen tonë dhe mbrojtjen e të tjerëve. Ne e ruajmë të drejtën t’i zbulojmë të dhënat tuaja personale nëse kjo kërkohet me ligj dhe kur besojmë se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave tona dhe/ose në pajtim me procedurën gjyqësore, urdhëresë gjyqësore, ose proces juridik në lidhje me ueb-faqen tonë.

 

Ne mund të zbulojmë ose ndajmë të dhëna jo-personale me bashkëpunëtorët afarist dhe reklamuesit. Për shembull, mund të ndajmë të dhëna të agreguara demografike (ku nuk bien të dhënat personale), me “Reklamues” ose “Kompani marketingu”.



  1. Në ç’mënyrë Grouper i grumbullon të dhënat

 

Ju i lini të dhënat tuaja kur regjistroheni, anëtarësoheni, krijoni profil, blini kuponë ose shfrytëzoni ose në cilëndo mënyrë keni bashkëveprim me faqen tonë. Gjithashtu grumbullojmë të dhëna edhe kur na kontaktoni përmes postës elektronike për mbështetje shfrytëzuese dhe kur lini komente në bashkësitë elektronike për komentim dhe ndarje të mendimeve. Përveç kësaj, grumbullojmë të dhëna në mënyra tjera me qëllim të përmirësimit të përvojës dhe realizimit të marketing qëllimeve.

Një mënyrë për grumbullimin e të dhënave është përmes Biskotave (ang. Cookies). Për ta lehtësuar dhe përshtatur përvojën tuaj me ueb-faqen, ne ruajmë cookies në kompjuterin tuaj. Cookie është e dhënë e vogël tekstuale, e ruajtur në kompjuterin e shfrytëzuesit për qëllimet e ruajtjes së të dhënave të cilat përmbajnë të dhëna për atë shfrytëzues. Ne shfrytëzojmë cookies derisa e shfrytëzoni ueb-faqen tonë, me qëllim të kursimit të kohës suaj dhe ndjekjes së interesave të shfrytëzuesve për të siguruar përvojë speciale të përshtatur. Cookies gjithashtu mundësojnë të grumbullohen të dhëna jo-personale nga ju, siç janë faqet të cilat i keni vizituar dhe linqet e klikuara. Shumica e shfletuesve në mënyrë automatike i pranojnë cookies, por ju mund t’i ndryshoni rregullimet në shfletuesin tuaj, për të refuzuar cookies. Vëreni që nëse i keni refuzuar ose shlyer këto cookies, disa pjesë nga ueb-faqja mund të mos punojnë siç duhet.

 

Ndihmesa tjera për ndjekje. Ne mund të shfrytëzojmë teknologji tjera standarde si piksel tagg për ta ndjekur përdorimin tuaj të ueb faqeve dhe promocioneve tona, ose mund t’u mundësojmë bashkëpunëtorëve tanë afarist shfrytëzimin e këtyre veglave në emrin tonë. Pixel taggs janë fotografi të vogla grafike të vendosura në disa faqe të ueb-it tonë, ose në porositë tona elektronike të cilat na mundësojnë të përcaktojmë nëse keni kryer veprim të caktuar. Gjatë qasjes në këto faqe ose nëse e hapni postën tuaj elektronike, pixel taggs gjenerojnë të dhëna jo-personale për atë veprim. Të dhëna nga aparate të mençura shfrytëzojmë kur aparati juaj ka bashkëveprim me faqen ose aplikacionin tonë, dhe kur nuk jeni të kyçur në faqen tonë. Nëse keni pyetje rreth sigurisë dhe politikës për mbrojtje të dhënave personale në aparatin tuaj mobil, ju lutemi drejtohuni për informata dhe udhëzime tek operatori juaj mobil, ose shitësi (prodhuesi) i aparatit, për të mësuar mënyrën e rregullimit të këtyre aktiviteteve.



  1. Siguria e të dhënave

 

Seriozisht e kuptojmë sigurinë dhe ndërmarrim masa të shumta të kujdesit me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale. Shfrytëzohet protokolli i sigurisë HTTPS gjatë përpunimit dhe bartjes së informatave deri tek serverët tanë. Ju mund të qaseni tek të dhënat tuaja personale në ueb-faqen tonë me shënim të fjalëkalimit tuaj dhe emrit shfrytëzues. Ky fjalëkalim është i shifruar. Ne ju rekomandojmë të mos e ndani fjalëkalimin tuaj me askënd. Të dhënat tuaja personale ruhen në server të mbrojtur, deri tek i cili vetëm ne kemi qasje. Ne shifrojmë të dhëna të caktuara senzitive me shfrytëzim të Secure Socket Layer (SSL) teknologjisë, për t’u siguruar se të dhënat tuaja personale janë të siguruara siç barten tek ne.

 

Të dhëna për pagesë: Të dhënat të cilat i shënoni gjatë blerjes, gjegjësisht pagesës nga kartela juaj pagesore nuk ruhen ose barten përmes serverëve tanë. Transaksionet procedohen përmes procesing sistemit pagesor të bankës me të cilën bashkëpunojmë, gjegjësisht Raiffeisen Bank, e certifikuar nga VISA dhe MasterCard për procesim të transaksioneve. Në momentin kur e kryeni pagesën dhe i shënoni të dhënat, të njëjtat procedohen përmes HTTPS protokollit të sigurisë së bankës me shfrytëzim të Secure Socket Layer (SSL) teknologjisë, dhe për ne nuk janë të dukshme të dhënat nga kartela juaj pagesore. Informacioni i vetëm për transaksionin tuaj që është i dukshëm për ne është emri dhe mbiemri juaj nga kartela pagesore, 4 numrat e fundit nga kartela dhe shuma e transaksionit, ndërsa gjitha të dhënat tjera janë të enkriptuara.

 

Pagesa përmes aplikacionit mobil: Kur kryeni blerje përmes aplikacionit mobil, keni opsion sipas dëshirës suaj t’i ruani të dhënat nga kartela juaj pagesore, me qëllim të lehtësimit të blerjes dhe mundësisë të kryeni blerje vetëm me një klik. Këto të dhëna ruhen vetëm në aparatin tuaj mobil, edhe atë në formë të enkriptuar. Nëse e humbisni telefonin, ose nëse u vidhet, të dhënat e ruajtura nuk do të jenë të dukshme për persona të tretë, dëmi i vetëm që mund ta pësoni është nëse dikush kryen blerje përmes aplikacionit mobil të telefonit tuaj me të dhënat tuaja të ruajtura. Procesi i këtillë i pagesës mobile u mundëson blerje të lehtë me vetëm një klik, dhe i njëjti është i certifikuar dhe kontrolluar nga kompani për hakim etik dhe siguri të sistemeve informatike.



  1. Qasje dhe ndrysim i të dhënave tuaja

 

Mund të qaseni, ndryshoni ose shlyeni të dhënat tuaja të cilat nuk i keni lënë përmes profilit tuaj me kyçje të thjeshtë në profilin tuaj dhe qasje në seksionin “Grouperi im”. E vetmja që nuk mund ta ndryshoni vetë është e-mail adresa juaj në profil, andaj nëse dëshironi ta ndryshoni ju lusim të na dërgoni porosi elektronike në [email protected] me adresën që dëshironi të ndryshohet dhe adresën e re.

Ne ju inkurajojmë menjëherë t’i përditësoni të dhënat tuaja personale nëse ndryshohen. Nëse dëshironi ta largoni profilin, mund të dërgoni kërkesë në [email protected], por kjo nuk nënkupton se gjitha të dhënat të ruajtura më parë do të shlyen, sepse ne ruajmë të dhëna për aktivitetet e kaluara, nuk mundemi t’i shlyejmë të dhënat e ndërlidhura me blerjet e kaluara në ueb faqen për shkak të analizave të shitjeve dhe raporteve mujore e vjetore. Përveç kësaj, mund të jetë e pamundur për ne t’i shlyejmë gjitha të dhënat tuaja, sepse në mënyrë periodike bëjmë kopje rezerve të databazës.

Nëse zgjidhni t’i ruani të dhënat nga kartela juaj pagesore në aplikacionin mobil, të njëjtat do ruhen vetëm në aparatin tuaj mobil dhe ne nuk do kemi asnjë qasje tek ato. Të dhënat në aplikacionin mobil të emëruara “Info për kartelë pagesore” mund t’i ndryshoni dhe shlyeni në çdo kohë. Të njëjtat ruhen në formë të enkriptuar në aparatin tuaj mobil dhe nëse të njëjtin e humbisni ose ua vjedhin, të dhënat nuk do jenë të dukshme për persona të tretë. Procesi i këtillë i pagesës mobile u mundëson blerje të lehtë me vetëm një klik, dhe i njëjti është i certifikuar dhe kontrolluar nga kompani për hakim etik dhe siguri të sistemeve informatike.



  1. Rrjete sociale

 

Sfera shoqërore publike

Faqja mund të jetë qasëse ose të përmban pjesë ku mundeni në mënyrë publike të ndani informacione, të komunikoni me persona tjerë, siç janë forumet për diskutim ose bllogjet. Këto informacione mund të jenë të disponueshme për shfrytëzues dhe kompani tjera, dhe mund të paraqiten në internet faqe tjera ose ueb shfletues, andaj këto të dhëna mund të lexohen, grumbullohen dhe shfrytëzohen nga ana e personave tjerë. Për shembull, nëse e publikoni e-mail adresën tuaj bashkë me mendimin tuaj për ndonjë restorant si koment, mund të merrni porosi të padëshiruara për shkak të keqpërdorimit të adresës suaj nga persona të tretë. Ne nuk kemi kontroll mbi atë kush e lexon shkrimin tuaj ose atë që shfrytëzuesit tjerë mund ta kryejnë me të dhënat tuaja të ekspozuara vullnetarisht, andaj ju lusim të jeni të kujdesshëm gjatë publikimit të çfarëdo të dhëne personale. Ne kemi pëlqim nga shfrytëzuesit tanë ta publikojmë emrin e tyre ose emrin shfrytëzues, bashkë me kritikën ose komentin e tyre.

 

Ndërlidhje përmes rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Google Plus)

 

Grouper u mundëson shfrytëzuesve të rrjeteve sociale të kenë bashkëveprim me miqtë dhe të ndajnë informacione të profilet e tyre në rrjetet sociale. Nëse jeni regjistruar në Grouper dhe ndonjë rrjet social, kur klikoni në “Lidhu” (Connect with Facebook) do t’i ndërlidhim profilet tuaja, nëse e-mail adresat përputhen. Nëse e-mail adresat nuk përputhen, do keni mundësi t’i lidhni në mënyrë manuale përmes opsionit Ndërlidhje në “Grouperi im” në profilin tuaj. Nëse tashmë jeni regjistruar në Grouper, por jo edhe në ndonjë rrjet social, kur do klikoni në opsionin për ndërlidhje përmes rrjetit social, do u kërkohet t’i shënoni të dhënat tuaja për regjistrim në rrjetin konkret social.

Ndryshe, nëse momentalisht nuk jeni regjistruar si Grouper shfrytëzues dhe dëshironi të regjistroheni përmes rrjetit social, së pari do u kërkohet t’i shënoni të dhënat tuaja për regjistrim nga rrjeti social, e mandej do u krijohet profili në Grouper me të dhënat nga profili juaj në rrjetin social. Ju lusim rregulloni cilat të dhëna dëshironi t’i ndani nga profili juaj në rregullimet e rrjetit social ku e keni të regjistruar profilin. Nëse profili juaj është i ndërlidhur me Facebook, do keni mundësi automatikisht të postoni aktivitete të paradokohshme në Facebook, për shembull gjatë blerjes së kuponit të caktuar keni opsion ta ndani blerjen në Facebook profilin me miqtë tuaj. Nëse nuk e mënjanoni këtë opsion, blera në mënyrë automatike do shpërndahet në Facebook-un tuaj (Timeline).



  1. Privatësia e palëve të treta

 

Kjo Politikë për mbrojtje të dhënave personale i dedikohet shfrytëzimit dhe zbulimit të dhënave të cilat ne i grumbullojmë nga ju në www.grouperkos.com. Ueb-faqe tjera ne të cilat mund të ketë qasje përmes lidhjeve nga faqja jonë mund të kenë politika të tyre për mbrojtje të dhënave personale, grumbullim të dhënave, përdorimin e tyre dhe praktikat për zbulim të dhënave. Nëse përmes lidhjes së faqes sonë qaseni në ndonjë faqe tjetër, ju ftojmë t’i shihni politikat për mbrojtje të dhënave personale në atë ueb faqe. Ne nuk jemi përgjegjës për politikat ose praktikat e personave të tretë.

 

  1. Politika për mbrojtje të dhënave personale për fëmijë

 

Grouper nuk lejon shfrytëzim të faqes nga të mitur (fëmijë më të vegjël se 18 vjet) dhe përdorimi i tillë është i ndaluar. Faqja është e dizajnuar me qëllim të shërbimit të personave të rritur. Me shfrytëzimin e Grouper deklaroni që jeni person i rritur me 18 vjet të mbushura dhe që kuptoni se duhet të jeni i moshës madhore për të krijuar profil dhe të kryeni blerje të shërbimeve dhe produkteve. Menjëherë do ta largojmë profilin dhe të dhënat e ndërlidhura me të nëse arrijmë në njohuri që i njëjti është i regjistruar nga person pa 18 vjet të mbushura.



  1. Terminologjia

 

Bashkëpunëtorë afarist, i dedikohet personave të tretë me të cilët bashkëpunojmë, siç janë kompanitë ofertat e të cilave promovohen, marketing agjenci, shpërndarës dhe shitës.

Të dhëna nga aparate të mençura, i dedikohet të dhënave nga aparati që e shfrytëzoni për t’u qasur ose për të shfrytëzuar ueb faqe, siç është lloji i sistemit operativ ose lloji i aparatit mobil, lloji i shfletuesit, domain-it, gjuha e përdorur nga sistemi juaj, shteti dhe zona kohore e aparatit tuaj, gjeo-lokacioni dhe softueri i aparatit tuaj.

Të dhëna jo-personale, i dedikohet të dhënave të cilat vetvetiu nuk mund t’u identifikojnë. Këtu bëjnë pjesë Cookies, Pixel Taggs dhe të dhënat nga aparatet e mençura.

Sfera shoqërore publike, i dedikohet në mënyrë të përmbledhur gjitha faqeve tona dhe rrjeteve sociale, forumeve, temave për diskutim dhe komenteve të ofertave, dhe metodave tjera të komunikimit të cilat mundësohen ose ndërlidhen përmes faqes sonë.

Dhënës të shërbimeve, janë persona të tretë shërbimet e të cilëve i shfrytëzojmë, e të cilët i kryejnë në emrin tonë, siç janë bankat për procedim të transaksioneve, shërbimi për dërgim të porosive promotive dhe e-maileve tjera, marketing agjencitë dhe analistët.



  1. Kontakt në lidhje me politikën për mbrojtje të dhënave personale

 

Ju lusim na kontaktoni nëse keni çfarëdo pyetje lidhur me Politikën tonë për mbrojtje të dhënave personale. Mund të na kontaktoni në mënyrë elektronike në [email protected] ose të na dërgoni postë në adresën vijuese:

 

Grouper, Prishtinë

Shënim: Politika e privatësisë

  1. Zagrebi n.19 Prishtinë, Republika e Kosovës