Nuk ke kartelë bankare?

  1. Nese nuk keni kartelë bankare, pagesat mund t’i kryeni edhe përmes kuletës suaj në llogarinë Grouper. Paguani shumën që dëshironi t’u shtohet në profilin tuaj në Grouper. Mjafton që t’a mbushni atë duke bërë deponim të një shume të caktuar në llogarinë tonë. Pastaj na dërgoni e-mail në [email protected] me informacionet vijuese:
  • emri i paguesit
  • emri shfrytëzues në profilin tuaj në Grouper
  • shuma e paguar
  • data e pagesës
  • fletëpagesa e skenuar ose e fotografuar

 2. Pas pranimit të mjeteve në llogarinë tonë, ato do t’u transferohen në kuletën tuaj dhe do mund t’i shfrytëzoni për të blerë cilëndo ujdi.

Shënim: Pagesa nuk arrinë menjëherë në llogarinë tonë. Nëse paguani në mëngjes, mjetet do të arrijnë pas orës 15:00. Nëse nxitoni për ujdinë, duhet patjetër ta dërgoni fletëpagesën e skenuar/fotografuar.

Pas arritjes së mjeteve në kuletën tuaj në “Bilanc” do ta shihni shumën të cilën e keni paguar. Për ta blerë ujdinë, klikoni në BLEJ dhe në LLOJ I PAGESËS zgjidhni KULETË. Kuponët do t’i merrni në profilin tuaj në Grouperi im > Kuponat e mi.