Pyetje shpesh të parashtruara – Pagesë

Si ta dijë nëse me sukses kam blerë kupon?

Pas transaksionit të suksesshëm, automatikisht menjëherë dërgohet kupon në Grouper profilin tuaj. Pas blerjes do ridrejtoheni në ekran ku shkruan se transaksioni është i suksesshëm, nëse i njëjti është proceduar me sukses. Kuponi gjendet në profilin tuaj në KUPONAT E MI. Këtu i keni të renditura gjitha kuponët e blerë sipas statusit të tyre, gjegjësisht nëse janë të disponueshme, të skaduara, etj.

 

Çfarë domethënë nëse kam kupon “në pritje”?

Kjo domethënë se për ujdinë të cilën e keni blerë, paraprakisht ka numër minimal të kuponëve të nevojshëm që të bëhet i suksesshëm, dhe kuponin do ta fitoni kur do të arrihet numri minimal i blerësve.

 

Çfarë është Grouper profili dhe si të arrij tek ai?

Grouper profili është profil në të cilin keni evidencë për kupone të blera dhe të shfrytëzuara. Pas kyçjes së suksesshëm në faqe (shënimit të emrit tuaj shfrytëzues dhe fjalëkalimit), hyni në profilin tuaj. Nëse jeni shfrytëzues i ri, nevojitet të shkoni në Regjistrim, dhe mandej çdoherë në Log in. Nëse jeni shfrytëzues ekzistues, nevojitet të shkoni në Log in, me qëllim të shënimit të emrit tuaj shfrytëzues dhe fjalëkalimit. Nëse keni Facebook profil, mund ta zgjidhni opsionin Log in with Facebook, pa marrë parasysh nëse jeni shfrytëzues i ri apo ekzistues.

 

I shënova gjitha të dhënat për blerje dhe nuk ndodhi asgjë, vallë do më tërhiqen para nga kartela ime pagesore?

Nëse në profilin tuaj nuk ndodhet kupon në pjesën Kuponat e mi – “Të disponueshëm”, transaksioni juaj nuk ka qenë i suksesshëm dhe nuk do të paguani asgjë. Nëse jeni të sigurt që transaksioni ka qenë i suksesshëm, ndërsa kuponin nuk mund ta gjeni, ju lusim na kontaktoni në [email protected]

 

Me cilat kartela mund të blej?

Mund të blini me cilëndo kartelë nga cilado bankë (Master, Visa, Maestro), përveç Diners dhe American Express kartelat. Mirëpo, banka të caktuara vendore nuk i kanë miratuar gjitha kartelat e tyre për blerje elektronike, andaj nëse nuk jeni të sigurt për kartelën tuaj, mund të drejtoheni tek banka përkatëse në lidhje me detajet rreth pagesës elektronike.

 

Cilat të dhëna për kartelën time pagesore duhet t’i jap?

Nevojitet t’i plotësoni gjitha fushat e zbrazëta në dritaren për pagesë: numrin e kartelës (duke mos lënë vende të zbrazëta mes shifrave), datën deri kur është e vlefshme, numrin kontrollues (CVC/CVV kodin nga ana e pasme e kartelës), dhe emrin e pronarit të kartelës pagesore.

 

Provoj të blej kupon, por më paraqitet porosi “Pagesa nuk është e suksesshme”, çfarë më tutje?

Kontrolloni nëse kartela me të cilën e kryeni pagesën është kartelë e vlefshme pagesore. Kontrolloni nëse keni mjete të mjaftueshme në kartelën pagesore, me qëllim që realizimit të blerjes. Kontrolloni nëse i keni plotësuar gjitha fushat e zbrazëta gjatë plotësimit të dhënave për pagesë. Nëse i keni kontrolluar gjitha këto dhe ende nuk mund ta kryeni ujdinë e dëshiruar, problemi me siguri është i natyrës teknike, andaj ju lusim të na informoni në [email protected], me qëllim të zgjidhjes së problemit.

 

Si mund ta dijë cilat janë kushtet për kupon të caktuar?

Në vetë ofertën në pjesën “Kushte” që gjendet nën pjesën “Fitoni” janë theksuar gjitha kushtet për kuponin. Ju lusim lexoni me kujdes kushtet para blerjes së kuptonit, që të informoheni. Në ujditë për udhëtime ka edhe link plotësues në Kushte të përgjithshme për udhëtim.

 

Çfarë nëse nuk kam kartelë pagesore?

Kemi zgjidhje edhe për këtë. Nëse nuk keni kartelë pagesore, mund të depononi para në strajcën tuaj me fletëpagesë, me çka mund të blini ujdi.

 

Si mund të blej përmes kuletës time?

Pasi do na dërgoni e-mail (ndiqeni udhëzimin për fletëpagesë Këtu), mjetet u transferohen në profilin tuaj shfrytëzues, klikoni në “BLEJ” në ujdinë e dëshiruar, e mandej në hapin vijuese zgjidhni “Strajcë” në pjesën “Lloji i pagesës”.

 

Si mund ta plotësoj Grouper kuletën time?

Nëse dëshironi të blini përmes Grouper strajcës, nevojitet të njëjtën ta plotësoni me shumën e nevojshme për blerje të një ose më tepër ujdive. Ekzistojnë dy mënyra për plotësimin e strajcës, edhe atë:

  • Përmes fletëpagesës – ndiqeni udhëzimin për fletëpagesë Këtu
  • Përmes kartelës pagesore – kyçuni, shkoni ma maus mbi emrin shfrytëzues në pjesën e djathtë të epërme dhe mandej nga menyja rënëse zgjidhni “Mbush kuletën”, dhe shënoni të dhënat nga kartela pagesore, si dhe shumën me të cilën dëshironi ta plotësoni strajcën.

 

Kur mund të filloj me shfrytëzimin e kuponit?

Rëndom menjëherë pas blerjes së ujdisë mund ta shfrytëzoni kuponin. Në pjesën “Kushte” të secilës ujdi është theksuar data kur mund të filloni ta shfrytëzoni kuponin.