Pyetje shpesh të parashtruara

  • Si punon Grouper?

Grouper për çdo ditë ofron ujdi nga më të ndryshmet për produkte, udhëtime dhe shërbime në vetëm një klikim nga ju, dhe ç’është më e rëndësishme, gjitha ujditë janë në lirim me çmimet më të mira për momentin. Grouper funksionon në mënyrë mjaftë të thjeshtë: Zgjidh ujdinë > Blej kuponin > Shfrytëzo dhe kënaqu.

Misioni i Grouper është të bëhet udhërrëfyesi juaj lokal nëpër qytet, për njohje të restoranteve, bareve, salloneve të bukurisë, masazheve më të mira, ushqimit më të shijshëm, dhe gjithsesi t’u ndihmon edhe kur dëshironi të shëtisni me qëllim të gjeni akomodim të mirë nëpër Maqedoni dhe jashtë saj. Me qindra ujditë aktive për çdo ditë, motoja jonë është gjithçka që dëshiron #NjëherëKontrolloNëGrouper

  • Më pëlqen ujdia e Grouper – si ta fitoj?

Për të blerë në Grouper, nevojitet të keni krijuar profil shfrytëzues. Nëse nuk keni profil, klikoni KËTU dhe mandej ose plotësoni të dhënat për regjistrim ose nëse keni profil në Facebook, zgjidhni opsionin Login with Facebook. Pas krijimit të profilit, klikoni në sustën BLEJ MENJËHERË për ta blerë ujdinë e dëshiruar ose shtojeni në SHPORTË nëse dëshironi të blini më tepër ujdi përnjëherë.

  • Mund të blej më tepër ujdi përnjëherë?

Gjithsesi! Kemi vendosur opsionin Shportë në të cilën mund t’i shtoni gjitha ujditë tuaja të dëshiruara me klikim në sustën Vazhdo me blerje. Nëse dëshironi t’i paguani gjitha ujditë të cilat gjenden në shportë, klikoni në sustën Vazhdo me blerje.

  • Kam blerë ujdi me sukses, por nuk e kam marrë kuponin?

Pas transaksionit të suksesshëm, kuponi menjëherë arrin në profilin tuaj shfrytëzues në pjesën Kuponët e mi, si dhe në e-mail adresën me të cilën e keni të ndërlidhur profilin shfrytëzues në Grouper. Nëse jeni të sigurt që keni kryer me sukses transaksionin, dhe nuk e keni kuponin në pjesën Kuponët e mi, ju lusim na shkruani në [email protected]

  • Kam blerë kupon në Grouper – si ta shfrytëzoj?

Kuponi shfrytëzohet në pajtim me kushtet e paraqitura në të njëjtin. Përveç udhëzimeve për përdorim të kuponit, keni edhe të dhënat e nevojshme të kompanisë ku do të shfrytëzohet vetë kuponi.

  • Mund ta përdori Grouper kuponin tim ditën e njëjtë kur e kam blerë?

Grouper kuponët kanë datë prej kur mund të shfrytëzohen, si dhe afat të skadimit. Rëndom kuponi mund të përdoret menjëherë pas blerjes, mirëpo në Kushtet e çdo ujdie është theksuar afati për shfrytëzimin e ofertës përkatëse.

  • Si ta tregoj kuponin gjatë shfrytëzimit?

Kuponin mund ta tregoni nga smart telefoni juaj, tableti ose aparat i ngjashëm. Nuk ka nevojë t’i printoni kuponët, bëhuni eco friendly dhe mos shpenzoni letër, ruajeni ambientin. Shkarkojeni Grouper Android ose iOS aplikacionin, dhe blini e shfrytëzoni kuponë nga secili vend.

  • Mund të blej Grouper kupon si dhuratë për dikë tjetër?

Po. Ne u theksojmë gjitha bizneseve me të cilat bashkëpunojmë se Grouper kuponët mund të dhurohen, dhe nëse në ofertë nuk është paraqitur ndryshe, lirisht mund ta dhuroni! Me qëllim që ta dërgojmë kuponin si dhuratë, zgjidhni opsionin “DHUROJA MIKUT” gjatë blerjes (ky opsion gjendet menjëherë nën sustën BLEJ).

  • Prit, emri im është në Grouper kuponin. Vërtetë mund ta përdori si dhuratë?

Po!

  • Nëse unë e blej kuponin, është e domosdoshme që unë edhe ta shfrytëzoj?

Jo. Kuponin mund ta shfrytëzon çdokush kujt ja dhuroni. Në çdo rast, për t’iu shmangur keqpërdorimit, ruajeni kuponin tuaj në vend të sigurt, si dhe profilin ku është ruajtur edhe e-mail adresa.

  • Nëse nuk e përdori vlerën e plotë të Grouper kuponit përnjëherë, vallë mundem pjesën e mbetur ta shfrytëzoj më vonë?

Jo. Nëse nuk është shënuar ndryshe, nuk merrni kusur ose kredi për ta shfrytëzuar më vonë. Sillni ndonjë mik – ndajeni kuponin!

  • Mund ta kombinoj Grouper kuponin tim me oferta tjera?

Jo, përveç nëse nuk është shënuar ndryshe në ofertë.

  • Tërheqja e parave bëhet menjëherë pas blerjes së ujdisë?

Po, menjëherë pas transaksionit të suksesshëm ju tërhiqen mjetet nga kartela juaj me të cilën e keni kryer blerjen, dhe ju dërgohet kupon të cilin menjëherë pas blerjes do ta gjeni në pjesën Kuponët e mi në profilin tuaj shfrytëzues.

  • A është Grouper-i është i sigurt?

Absolutisht. Numri i kartelës tuaj kreditore bartet përmes SSL drejtpërdrejtë tek svod-i i sigurt elektronik. Numri i kartelës tuaj kreditore në asnjë mënyrë nuk ruhet në serverin tonë. Transaksionet procedohen përmes procesing sistemit të ProCredit Bank dhe në asnjë mënyrë Grouper nuk ka qasje tek të dhënat tuaja.

  • Mund të kthej Grouper kupon?

Ne do bëjmë gjithçka që ju të ngeleni të kënaqur. Do ju ndihmojmë nëse diçka nuk është në rregull me kuponin tuaj ose nëse biznesi të cilin e keni vizituar me kuponin nuk ua jep shërbimin. Vetëm duhet të na njoftoni në kohë...

  • Çfarë ndodh nëse Grouper kuponi im skadon?

Nuk është gjithçka e humbur. Nëse kuponi skadon, ai e humb vlerën promotive, por ende mund ta shfrytëzoni në vlerën të cilën e keni paguar, gjegjësisht ta shtoni çmimin e rregullt dhe ta merrni produktin/shërbimin.

  • Sapo dërgova propozim për Grouper tek miku im, çfarë më tutje?

Nëse miku juaj e bën blerjen e tij të parë në 72 orët vijuese pasi ka klikuar në linkun që ia keni dërguar, ne do ju dërgojmë e-mail për t’ju njoftuar se keni fituar 50 cent kredi në profilin tuaj.

  • Çfarë nëse miku im anëtarësohet në faqe – fitoj unë diçka nga kjo?

Gjithsesi. Nëse ndokush që i keni dërguar rekomandim anëtarësohet në afat prej 72 orë, ju do fitoni kredi prej 50 cent kur ai do ta kryen blerjen e parë.

  • Mund të dërgoj rekomandime tek më shumë miq?

Po.

  • Pranova kode për rekomandim nga tre miq – vallë të gjithë do të shpërblehen?

Jo, vetëm kodi i fundit të cilin e keni klikuar para se ta bëni blerjen e parë do fiton shpërblim. Cili mik u pëlqen më tepër?