Për ne

Shfrytëzuesit para së gjithash

Grouper i do shfrytëzuesit e tij, prandaj edhe shfrytëzuesit e duan Grouper-in! Punojmë vyeshëm çdo ditë për t’i plotësuar dëshirat dhe nevojat e shfrytëzuesve tanë dhe vazhdimisht t’i tejkalojmë pritshmëritë e tyre. Ujditë tona atraktive, sjellin përvoja të reja zbavitëse për shfrytëzuesit me çmim të shkëlqyeshëm, por njëkohësisht edhe zhvillim të kompanive bashkëpunëtore dhe mundësi për tërheqje të klientëve të rinj.

Çdoherë me zemër, por edhe me shumë urtësi

Ekipi i Grouper-it u zhvillua dhe u rrit, por arriti ta ruajë fëmijën në vete dhe vazhdimisht të gëzojë, zbavitë, befasojë dhe të fusë laramani në përditshmërinë e bezdisshme. Të gjitha ujditë e Grouper, befasitë, kampanjat, lojërat shpërblyese dhe aksionet krijohen me ndërlidhje të shkëlqyeshme të zemrës dhe mendjes, me qëllim që t’i gëzojnë shfrytëzuesit dhe të ndërtojnë lidhje të pandashme mes Grouper-it, kompanive bashkëpunëtore dhe shfrytëzuesit final.

Ekipi i Grouper është gjithmonë super i përgaditur

Për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të tregut, sfidave dhe konkurrencës, ekipi i Grouper-it çdoherë duhet të jetë i përgaditur për inovacion, kreativitet, zgjidhje të shpejtë të problemeve dhe ecje para. Kultura kreative dhe fryma ekipore ndjehen në ajër menjëherë pasi të futeni në zyrat tona, dhe kjo magji me vite tërheq punëtorë të vyeshëm, të cilët me diturinë dhe pasionin e tyre, e bëjnë Grouper-in faqen më të mirë dhe më pasionante për blerje online.

Suksesi ynë për për e-commerce

Në Maqedoni nga fillimet në vitin 2011 deri më sot, kemi arritur të bëjmë revolucion të vërtetë për e-commerce në rajon, e ringjallëm të njëjtën, e zgjuam dhe vendosëm standarde për cilësi. E shtruam rrugën për të tjerët dhe ofruam vegël të shkëlqyeshme promotive për çdo biznes, pa marrë parasysh madhësinë ose industrinë ku veprojnë. Me rritjen dhe zhvillimin e Grouper, është rritur edhe vetëdija tek bizneset dhe shfrytëzuesit, marketingu dhe blerja online në rajon, duke e shndërruar tregimin tonë në sukses për tërë e-commerce në rajon.

Shikojmë përpara

Edhe pse jemi krenarë me të kaluarën tonë dhe çdoherë me kënaqësi i kujtojmë fillimet, prapë jemi shumë të përkushtuar ndaj të ardhmes dhe ndaj asaj që duhet te arrijmë. Mos prisni më tepër dhe çdoherë  #SëpariKontrolloNëGrouper!