Kaloni pushime të mrekullueshme malore (18.10-19.11.2019)! 15% zbritje në hotel me mëngjes të përfshirë dhe villa në Hotel Magra Austria, Bogë

Çmimi

41.65

Çmimi

Opsionet Zgjedhja e opsionit është fushë e domosdoshme!

Vlera

49 €

Zbritje

15%

Kurseni

7.35 €

Koha e mbetur

Të blera: 1

  • Magra Austria, Bogë

    Më dërgo atje

    +386 49 560 560

    [email protected]

Fitoni

Oferta është për dhomë dhe akomodim sipas zgjedhjes suaj

Opsionet e ofertës:

Dhomë dyshe €49
€41.65
Dhomë treshe €59
€50.15
Dhomë familjare €69
€58.65
Suitë (apartment me një dhomë gjumi) €99
€84.15
Villë 120m2 €69
€58.65
Villë 150m2 €79
€67.15

Në hotel përfshihen:

  • Akomodimi me mëngjes
  • Përdorimi i pishinës së brendshme, saunas, xhakuzit dhe palestrës (Pishina, saunat, dhe xhakuzi janë të përfshira në çmim vetem nëse janë në funksion)

Në villë përfshihen:

  • Akomodimi
  • Përdorimi i pishinës së brendshme, saunas, xhakuzit dhe palestrës

Kushtet

  • Kuponi mund të shfrytëzohet nga 18.10.2019 deri më 19.11.2019
  • Para se të bleni kuponin, duhet që patjetër të kontaktoni hotelin për disponueshmëri të dhomave (mund t'a bëni këtë me anë të seksionit kërkesë për rezervim)
  • Pas blerjes së kuponit duhet që po të njejtat t'u'a dërgoni hotelit, në mënyrë që të kompletoni dhe konfirmoni rezervimin
  • Transporti nuk është i përfshirë në çmim
  • Check-in: prej 14:00 - Check-out: deri 11:00

Përshkrimi

-Dhomat janë të dizenjuara për t’ju bërë ju të ndjeheni të mirëpritur dhe nën një rehati luksoze. Të vendosura në kate të ndryshme, të gjitha dhomat janë me mobiljet moderne dhe të kombinuara shkëlqyeshem me pëlhura të bukura. Dhomat posedojnë telefon, TV LED, sistemin e kontrollit të ajrit të kondicionuar, internet wireless, dhe mini-bar me një përzgjedhje të pijeve freskuese. Dhomat gjithashtu ofrojnë një banjo luksoze mermeri me vaskë dhe dush.

-Sapo të hyni në Suitë ju do të ndjeni atmosferën luksoze. Të vendosura në kate të ndryshme, të gjitha Suitat janë me pamje fantastike. Të mobiluara në mënyrë bashkohore, Suitat mirëpresin të ftuarit me dhomë gjumi të madhe, një dhomë ndenjeje të dekoruar bukur dhe terasë të madhe me pamje fantastike. Mobiljet janë moderne dhe të kombinuara shkëlqyeshëm me pëlhura të bukura. Suitat kanë karakteristika moderne dhe luksoze, krevat të madh dopio, banjo luksoze mermeri me vaskë ose dush, LED TV, sistemin e kontrollit të ajrit të kondicionuar, internet dhe mini-bar me një përzgjedhje të pijeve freskuese.

-Villat e bukura me sipërfaqe banimi 120-50m² të vendosura përballë Hotelit Magra Austria, me tip ndertimi Austriak, gjinden në fshatin Bogë të Rugovës, 28km nga qyteti i Pejës. Kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugë kryesore. E veçanta e këtyre villave është pozita në të cilën ndodhen, qetësia, pamja dhe ajri që ta ofron. Oborret janë të gjelbëruar me pemë të ndryshme frutore dhe dekorative. Villat janë të pajisura me TV, mikrovalë, vluese uji, enë dhe tavolinë buke. Hapësirat e villës janë të ndara në dy kate, kati i parë ka një sallon të madh, terasë të madhe me pamje fantastike dhe koridor. Në katin e dytë gjinden dy dhoma gjumi me pamje fantastike si dhe një banjo.

 

Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal, shërbim i ngrohtë, cilësi e klasit të lartë, gatime speciale, një kënd lojërash për fëmijë, ofertë e shumëllojshme Wellness në ambientet e hotelit e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës.
Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë hotel. Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. MAGRA AUSTRIA është një vend, ku shpirti merr ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe psiqikën; për veshët, sytë, zemrën dhe mendjen. Në MAGRA AUSTRIA pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i këtij hoteli! Pranvera alpine plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit. Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime. Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e hotelit.

  • Blerja e kuponave bëhet vetëm përmes faqes së Grouper`it !
  • Grouperi nuk mban asnjë përgjegjësi për shërbimin/produktin.
  • Nëse ju propozojnë të paguani në vend, Ju lutemi na informoni Këtu.
  • RO: Vetëm akomodim
  • BB: Fjetje dhe mëngjes
  • HB: Mëngjes dhe darkë
  • FB: Mëngjes, drekë dhe darkë
  • AI (All Inclusive): Mëngjes, drekë dhe darkë + pije

Dërgoni email kompanisë.

Ende nuk ka komente për këtë ujdi. Bëhu i pari që komenton.
Për të shkruar koment duhet të jeni të kyqur. Kyquni Këtu.