Vizitoni Romën (17.04-20.04.2020)! Paketë 4 ditore me mëngjes+transport dhe transfer të përfshirë për 349€

Çmimi

349

Vlera

419 €

Zbritje

17%

Kurseni

70 €

Koha e mbetur

SASI E LIMITUAR

Fitoni

Oferta është për person për akomodim në hotel me tre (3) ose katër (4) yje për datë 17.04-20.04.2020

Në çmim janë të përfshira:

  • 3 netë akomodim në një hotel me tre (3) ose katër (4) yje në qendër me mëngjes të përfshirë
  • Bileta e aeroplanit me fluturim direkt Shkup - Romë - Shkup
  • Çantë e vogël e dorës deri 7kg me dimensione 40 x 30 x 20 cm
  • Transferi aeroport - hotel - aeroport
  • Organizimi i marrëveshjes

Kushtet

  • Kuponi mund të shfrytëzohet nga 17.04.2020 deri më 20.04.2020
  • Oferta vlenë vetëm për klientët e pajisur me viza
  • Para se të bleni kuponin, duhet që patjetër të na kontaktoni për disponueshmëri të vendeve
  • Pasi të bleni kuponin, duhet të na e dërgoni në email në mënyrë që të kompletoni dhe konfirmoni rezervimin
  • Oferta është për person 
  • Një kupon vlenë për vetëm një (1) person, për dy (2) persona duhet të blini dy (2) kupona
  • Pagesat shtesë:
  • Sigurimi shëndetësor
  • Taksat e aeroportit prej 60€ për person 
  • Taksat turistike prej 4€ ose 6€ për person në ditë paguhen në recepsion
  • Bagazhi ekstra prej 20kg
  • Biletat për transport publik me metro 
  • Shëtitjet fakultative si paketë - 110€
  • Shëtitje panoramike me udhëzues në qytet - 15€ 
  • Vizitë opsionale në Vatikan, në kishën e Shën Pjetrit dhe "Sistine Chapel" - 55€ (me udhëzues lokal)
  • Vizitë opsionale në Tivoli me udhëzues lokal dhe biletë për Villa D`Este - 50€
  • Oferta është e limituar
  • Për realizimin e udhëtimit duhen së paku 20 persona
  • Nëse nuk e përdorni kuponin, fondet për të nuk mund të rimbursohen

Përshkrimi

Roma - Kryeqyteti i Italisë, i cili në çdo hap zbulon bukuritë e tij dhe magjeps me një histori që përshtatet në mënyrë të përsosur në përditshmërinë e qytetit. Qyteti i përjetshëm ose qyteti në shtatë kodra janë vetëm disa nga epitetet që Roma i ka bartur në mbi tre mijë vjet të ekzistencës së saj. Për shekuj me radhë ishte kryeqyteti i mbretërisë më të fuqishme në historinë e Evropës dhe edhe më gjatë, qendër shpirtërore e fesë katolike. Turistët e përshkruajnë gjithmonë atë si një qytet të veçantë dhe unik, ndërsa italianët thonë se Roma është një botë e veçantë. Si një qytet i lashtë, me një numër të madh të monumenteve, Roma është një muze i hapur, por njëkohësisht një qytet modern që vazhdimisht ndryshon me tendencat. 

Programi: 
Dita 1: E Premte - 17.04.2020

Nisja nga Shkupi për në Romë në orën 13:00. Arritja në Romë bëhet në orën 14:35. Atje ju mirëpresin partnerët lokal dhe pastaj transferoheni në hotel. Kohë e lirë për aktivitete individuale.
Dita 2: E Shtune - 18.04.2020
Pas mëngjesit në hotel, është e paraparë vizita fakultative në Vatikan (transporti me metro) - muzetë e Vatikanit, kisha Shën Pjetri dhe kisha e Sistines. Atje do të keni mundësi të shihni veprat më të rëndësishme artistike. Duke u kthyer, keni mundësi të vizitoni sheshin e bukur të dizajnuar nga Bernini, Piazza  Navona, Pantheon, Fontana di Trevi,  Spanish Steps, rrugët për shopping (Via Condotti, Via Del Corso),  Piazza Di Popolo. Kohë e lirë për aktivitete individuale. Kthimi në hotel.
Dita 3: E Diel - 19.04.2020
Pas mëngjesit në hotel, është e paraparë vizita fakultative në Tivoli dhe në kompleksin turistik Villa D'Este, kopshtet e së cilës i përkasin periudhës së Renesancës. Pastaj ktheheni në qendër të Romës ku keni mundësi të vizitoni atraksionin më të rëndësishëm në Romë, Koloseumin. Kohë e lirë për aktivitete individuale. Kthimi në hotel.
Dita 4: E Hënë - 20.04.2020
Pas mëngjesit në hotel, keni kohë e lirë për aktivitete individuale. Pastaj në kohën e caktuar, transferoheni në aeroport. Nisja për në Shkup është në orën 15:05. Atje arrini në orën 17:10.

  • Blerja e kuponave bëhet vetëm përmes faqes së Grouper`it !
  • Grouperi nuk mban asnjë përgjegjësi për shërbimin/produktin.
  • Nëse ju propozojnë të paguani në vend, Ju lutemi na informoni Këtu.
  • RO: Vetëm akomodim
  • BB: Fjetje dhe mëngjes
  • HB: Mëngjes dhe darkë
  • FB: Mëngjes, drekë dhe darkë
  • AI (All Inclusive): Mëngjes, drekë dhe darkë + pije

Dërgoni email kompanisë.

Ende nuk ka komente për këtë ujdi. Bëhu i pari që komenton.
Për të shkruar koment duhet të jeni të kyqur. Kyquni Këtu.