Viti i Ri në Paris (30.12-03.01.2020)! Paketë 5 ditore me mëngjes+transport dhe transfer të përfshirë për 515€ për person

Çmimi

515

Vlera

555 €

Zbritje

7%

Kurseni

40 €

Koha e mbetur

SASI E LIMITUAR

  • Rr Zagrebi Nr.19 Pandora Tower , Arberi Pristina 10000

    Më dërgo atje

    +38338604010

    [email protected]

Fitoni

Oferta është për person për akomodim në një hotel me 3 yje për datë 30.12-03.01.2020

Në çmim janë të përfshira:

  • 4 netë akomodim në një hotel me 3 yje me mëngjes të përfshirë
  • Bileta e aeroplanit me fluturim direkt Shkup - Paris - Shkup
  • Çantë e vogël e dorës deri 7kg me dimensione 40 x 30 x 20 cm
  • Transferi aeroport - hotel - aeroport
  • Organizimi i marrëveshjes
  • Pagesat shtesë:
  • Sigurimi shëndetësor
  • Taksat e aeroportit prej 60€ për person 
  • Taksat turistike prej 1.50€ person në ditë paguhen në recepsion
  • Bagazhi ekstra prej 20kg
  • Biletat për transport publik me metro (14.1€ për 10 herë)
  • Shëtitje panoramike me udhëzues në qytet dhe vizitë në Louvre (paketë) - 57€ 
  • Vizitë opsionale në Versajë, tek Kulla e Eiffel-it si dhe lundrim në Sienë (paketë) - 89€
  • Moulin Rouge Tour - 125€ (me tavolinë dhe shampanjë të rezervuar)

Kushtet

  • Kuponi mund të shfrytëzohet nga 30.12.2019 deri më 03.01.2020
  • Oferta vlenë vetëm për klientët e pajisur me viza
  • Para se të bleni kuponin, duhet që patjetër të na kontaktoni për disponueshmëri të vendeve
  • Pasi të bleni kuponin, duhet të na e dërgoni në email në mënyrë që të kompletoni dhe konfirmoni rezervimin
  • Oferta është për person 
  • Një kupon vlenë për vetëm një (1) person, për dy (2) persona duhet të blini dy (2) kupona
  • Oferta është e limituar
  • Për realizimin e udhëtimit duhen së paku 20 persona
  • Nëse nuk e përdorni kuponin, fondet për të nuk mund të rimbursohen

Përshkrimi

Parisi - qyteti i dritave, i njohur nga Kulla Eiffer, Champs Elysées, muzeu i Louvre-t, Triumphal Gate, Sheshi Concord, Pallati i Versailles, Opera House, bar Moulen Rouge. Qyteti i artit dhe i botës së modës, i paharrueshëm për të gjithë turistët të cilët e vizitojnë çdo vit. Parisi është një qytet që nuk le askënd pa impresionuar.

Dita 1: E Hënë - 30.12.2020
Nisja nga Shkupi për në Paris në orën 17:45. Arritja në Paris bëhet në orën 20:45. Atje ju mirëpresin partnerët lokal dhe pastaj transferoheni në hotel.

Dita 2: E Martë - 31.12.2020
Pas mëngjesit filloni me shëtitjen panoramike në Paris ku do të keni mundësi të shihni Ile de la Cite me Katedralen e Notre-dame, Latin Quarter,  Saint Germain, Sorbonne, Champs Elysee, Dome des invalides, Concorde Bastille, Republique, Vendome, Trocadero, Etoilé. Pas dreke niseni për në Montmartre. Do të keni mundësi të vizitoni edhe  Sacre Coeur Basilica, nga ku mund të shijoni një pamje më ndryshe të Parisit. Kthimi në hotel. Pritja e Vitit të Ri bëhet në shesh ku do të mund të shkoni në mënyrë individuale apo në grup. Kthimi në hotel në kohën e caktuar nga grupi.

Dita 3: E Mërkurë - 01.01.2020
Pas mëngjesit është e planifikuar vizita në Muzeun e Louvrit ku ndodhen mbi 65,300 vepra arti, përfshirë këtu edhe veprën e famshme Mona Lisa. Pasdite është e planifikuar vizita tek Kulla e Eiffel-it ku do të mund të shijoni pamjen e mrekullueshme nga kati i dytë apo i tretë. Pastaj është e paraparë lundrimi në lumin e Siena-s, nga ku do të mund t'a shihni Parisin nga një perspektivë tjetër. Në mbrëmje ju rekomandojmë të vizitoni barin e njohur kabare Moulin Rouge.

Dita 4: E enjte - 02.01.2020
Pas mëngjesit, në ditën e katërt ju propozojmë diçka ndryshe dhe për herë të parë në ofertën tonë. Shëtitje dhe shoping. Promenade Plantée është parku i parë që ka një ashensor që çon në "zonën e gjelbër", mbi të cilën udhëtonte treni i cili lidhë qytetin. Ky vend ofron një pamje të rreth 3000 llojeve të ndryshme të bimëve në një distancë prej gati 5 kilometra. Pjesa më e mirë e kësaj shëtitje është që duke ecur nëpër rrugë ju ofrohen një sërë dyqanesh ku mund të bëni shopping. Për klientët që janë me fëmijët ose ata me shpirt fëmije, ne ofrojmë mundësinë për një ditë të plotë opsionale vizitë në parkun më të famshëm argëtues Disneyland. Kthimi individual në hotel.

Dita 5: E Premte - 03.01.2020  
Pas mëngjesit dhe check-out nga hoteli, do të keni mundësi të vizitoni Pallatin e Versajes i ndërtuar nga Mbreti i Francës Louis XIV e që është kryevepër arti e shekullit të 17. Ky pallat mbretëror është një ndër ndërtesat më të mbresëlënëse në botë. Kthimi në Paris. Keni kohë për aktivitete individuale. Pastaj do të shoqëroheni për në aeroport. Nisja për në Shkup është në orën 21:25. Atje arrini në orën 00:15.  

  • Blerja e kuponave bëhet vetëm përmes faqes së Grouper`it !
  • Grouperi nuk mban asnjë përgjegjësi për shërbimin/produktin.
  • Nëse ju propozojnë të paguani në vend, Ju lutemi na informoni Këtu.
  • RO: Vetëm akomodim
  • BB: Fjetje dhe mëngjes
  • HB: Mëngjes dhe darkë
  • FB: Mëngjes, drekë dhe darkë
  • AI (All Inclusive): Mëngjes, drekë dhe darkë + pije

Dërgoni email kompanisë.

Ende nuk ka komente për këtë ujdi. Bëhu i pari që komenton.
Për të shkruar koment duhet të jeni të kyqur. Kyquni Këtu.