Biotinë 10,000mcg, Bottled Veggie Capsules 90ct

15

Kategoritë:

Produkte, Suplemente

Kushtet

  • Kuponi mund të shfrytëzohet nga 26.12.2020 deri më 02.01.2021

Përshkrimi

Biotina është vitamin e tretshme në ujë dhe anëtare e familjes B-kompleks të vitaminave. Është nutricient esencial i përfshirë në metabolizmin e energjisë. Më saktësisht, biotina është bashkë-faktor në pesë enzime të ndryshme që e kryejnë metabolizmin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve. Biotina funksionon me organizmin tuaj për të prodhuar energji duke ndihmuar në tretjen e proteinave dhe acideve yndyrore në dietën tuaj. Gjithashtu ka rol në sinjalizmin qelizor dhe regullimin gjenetik. Përderisa bën pjesë në këto funksione jetike është shumë e rëndësishme që ju të merrni biotinë të mjaftueshme çdo ditë.

Për çka përdoret biotina?

Biotina njihet për tiparet ushqyese për flokët, lëkurën dhe thonjët. I bën flokët më pak të brishta, thonjët më të fortë dhe lëkurën më të shëndetshme. Por si e bën këtë? Hulumtuesit besojnë se e bën këtë duke përmirësuar strukturën e keratinës në organizëm. Keratina formon strukturën e qelizave epiteliale që përbëjnë sipërfaqen e organizmit.  Gjithashtu kjo është edhe proteina bazë që përbën flokët, lëkurën dhe thonjët dhe është pergjegjëse për t’ju dhënë atyre qëndrueshmëri dhe aftësi ripërtëritëse.

Human Plus ka të angazhuar një staf profesional me përvojë shumë vjeqare dhe të motivuar që të kryejë në mënyrën më të mirë shërbimet ndaj të gjithë pacientëve.
Human Plus është në shërbimin tuaj në këto drejtime: - Nutricion - Testi Intolerancës & Testi Epigjenetik - Biokimi - Hematologji - Mikrobiologji - Parazitologji - Gjinekologji dhe - Pediatri.
Ne përdorim teknologjinë më të re të prodhuesit me renome botërore të markës “Roche” që të gjithë pacientëve tanë të ju sigurojmë rezultate me saktësi të lartë të analizave.Ne kemi një kuadër shumë profesional dhe posedojmë pajisjet e teknologjisë së fundit, ne jemi të gatshëm për diagnostifikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore gjinekologjike, si ato të pubërtetit ,të, sëmundjeve seksuale , infeksionet , çrregullimet e ciklit menstrual , monopauza etj.

  • Blerja e kuponave bëhet vetëm përmes faqes së Grouper`it !
  • Grouperi nuk mban asnjë përgjegjësi për shërbimin/produktin.
  • Nëse ju propozojnë të paguani në vend, Ju lutemi na informoni Këtu.
Ende nuk ka komente për këtë ujdi. Bëhu i pari që komenton.
Për të shkruar koment duhet të jeni të kyqur. Kyquni Këtu.